Vizitë ngushëllimi te familja Haliti

Të enjten më 09.12.2021 Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, ishte në vizitë ngushëllimi në fshatin Sllupçan te familja e të ndjerit Visar Halitit, të prirë nga Myftiu i Kumanovës H. Abedin ef. Imeri, në shoqërinë e Sekretarit Gjeneral të BFI e RMV H. Irsal ef. Jakupi, Drejtorit të Sektorit për Arsim dhe Shkencë në Rijasetin e BFI Prof. Jusuf ef. Zimeri, Shefit të Kabinetit të Reisul Ulemasë Dr. Abdulkerim ef. Iseini, Përgjegjësit të Financave në BFI Z. Xhelal Mehmeti si dhe referentë të Myftinisë së Kumamovës.
Reisul Ulemaja i shprehu ngushëllimet më të thella Z. Orhan Halitit dhe anëtarëve të familjes për ndërrimin e jetës së të birit të tij, të ndjerit Visar Halitit në tragjedinë e Bullgarisë.
U bënë lutje Allahut Fuqiplotë që familjes t’i jep durim të paluhatshëm, ndërsa rahmetliut Xhenetin e amshueshëm.
Kryetari i BFI, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, në fund të vizitës në Kumanovë, falënderoi për pritjen e ngrohtë vëllazërore dhe organizimin e Myftinisë së Kumanovës me në krye Myftiun H. Abedin ef. Imeri dhe familjes së të ndjerit, duke u dëshiruar që Zoti t’i bekojë me të mirat e tij.

Comments are closed.