VIZITË BASHKATDHETARËVE TANË NË SUEDI

Delegacioni i Bashkësisë Fetare Islame në RMV i autorizuar nga Kryetari i BFI, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai në përbërje: Drejtori i sektorit të Diasporës në Rijasetin e BFI, Dr Selver ef. Xhemaili dhe Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame në RMV, Prof. Dr, Shaban ef. Sulejmani, të dielën më 24.04.2022 vizituan bashkatdhetarët tanë në Mallmo të Suedisë, si destinacionin e fundit në vizitën e shteteve skandinave.

Me këtë rast ata vizituan Qendrën Islame në Mallmo ku u pritën nga imami Roland Vishkurti dhe xhemati i mrekullueshëm i kësaj Qendre Islame. Të dy pjestarët e delegacionit të Bashkësisë Fetare Islame, Dr Selver ef. Xhemaili dhe Prof. Dr, Shaban ef. Sulejmani mbajtën ligjërata dhe patën takime me bashkatdhetarët tanë, të cilëve u përcollën selamet e Kryetarit të BFI, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai dhe falënderuan ata në emër të BFI dhe Reisul Ulemasë për kontributin që  ata e japin në prezantimin e islamit dhe organizimit të jetës fetare në vendet skandinave, por edhe në vendlindje tek institucionet edukativo arsimore të BFI, në përgjithësi për tërë bashkëpunimin e mirëfillte gjatë viteve.

Vlen të theksohet se Qendra Islame në Mallmo është një qendër e madhe me organizim të mirëfilltë dhe përpos faltores me minare, ka edhe shkollën private që i mëson nxënësit deri në klasën e 9-të. Kjo qendër funksionon qën nga viti 1983, e dhashtë Allahu Fuqiplotë, të funksionojë deri në ditën e kiametit. Allahu i bekoftë të gjithë ata që kontribuuan dhe kontribuojnë në ngritjen, imazhin dhe mirëmbajtjen e kësaj Qendre Islame në Mallmo.

 

Comments are closed.