Vizitë bashkatdhetarëve tanë në Poreç
Nuk harrohet pritja e besimtarëve tanë nga Poreçi në krye me Hoxhën e njohur Ismet ef. Ibishi, Haxhi Xheudetin, Kryetarin e Xhamisë dhe shumë besimtarë tjerë, të cilët e pritën me një mënyrë madhështore delegacionin e lartë të Bashkësisë Fetare Islame të RMV, të udhëhequr nga Kryetari i BFI, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai dhe në përbërje të: H. Abedin ef. Imeri – Myfti i Kumanovës, Mr. Salim ef. Sulejmani – Myfti i Strugës, H. Sabuhudin ef. Zendeli – Myfti i Gostivarit, Prof. Jusuf ef. Zimeri – Drejtor i Sektorit për Arsim dhe Shkencë në Rijasetin e BFI, Mr. Mustafa ef. Dauti – Drejtor i Sektorit për Marrëdhënie me jashtë dhe H. Idriz ef. Idrizi – Referent më Myftininë e Tetovës, të shoqëruar nga Muftiu Prof Dr. Aziz Hasanoviç dhe Zëvendësi i tij Mr. Mevludin Arsllani, si dhe Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kroaci, Dr. Milaim Fetai vizituan qytetin e Poreçit, ku jetojnë dhe veprojnë një numër i madh i bashkatdhetarëve tanë.
Fillimisht në emër të delegacionit Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai uroi blerjen e xhamisë dhe aktivitet tjera të këtij xhemati.
Në pritje të delegacionit ishte edhe Haxhi Sefa, afarist i famshëm dhe shumë i suksesshëm, si dhe Besim Aziri. Haxhi Xheudeti në shenjë respekti për vizitën shtroi një drekë solemne.
Next Post
Comments are closed.