VIZITË AMBASADORIT TË RMV NË KROACI PROF. DR. MILAIM FETAHUT

Ndër synimet kryesore të vizitës së delegacionit të Bashkësisë Fetare Islame të RMV ishte edhe vizita Ambasadës së RMV dhe Ambasadorit të ri Prof. Dr. Milaim Fetahut.
Me një pritje të ngrohtë e vëllazërore, Ambasadori Prof. Dr. Milaim Fetahu u dëshiroi mirëseardhje delegacionit të Bashkësisë Fetare Islame, të udhëhequr nga Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i cili në emrin e tij personal dhe në emër të delegacionit të BFI i shprehu kënaqësinë dhe urimet e përzemërta. Gjithashtu Ambasadorit i shprehu bindjen se përvoja e tij politike dhe akademike do t’i mundësoj që me sukses ta kryejë këtë detyrë madhore dhe të sjellë një frymë të re në sferën e bashkëpunimit të dy shteteve.
Gjatë pritjes, delegacionin e shoqëronte edhe mjeku, aktivisti, afaristi, dhe biznesmeni i mirënjohur në Kroaci Dr. Gëzim Rexhepi nga Pirroku i Tetovës si dhe nikoqiri Mr. Mevludin Arsllani, Zëvendës Myftiu i Meshihatit të BI Kroacisë.

Comments are closed.