Të mërkurën më 16.06.2021, Kryetari i Dijanetit Dr. Ali Erbash pas vizitës që i bëri BFI-së, i shoqëruar nga Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai e vizitoi Xhaminë e Mustafa Pashës, ku pas faljës së namazit të Iqindisë dhe u takuan me nëpunësit fetarë të Republikës Turke të cilët janë me detyrë të përkohshme nëpër vende të ndryshme në RMV, kryesisht në Maqedoninë Lindore. Pas vizitës në Xhaminë Mustafa Pasha, u vizitua Çarshia e Vjetër, ku fillimisht e vizituan Kurshumli Hanin, ku u pritën nga z. Srhat Kula, Drejtor i Qendrës Kulturore Turke Junus Emre në Shkup. Ai i njoftoi mysafirët me veprimtarinë e kësaj qendre si në aspektin e kurseve gjuhësore në turqisht dhe osmanisht, ashtu edhe në aspektin e organizimit të aktiviteteve të tjera kulturore nga sfera e kulturës qindra vjeçare turke. Mes tjerave, aty bëhej prezantimi i Fondacionit të shigjetarëve, e cila po ashtu funksionon në kuadër të kësaj Qendre. Me këtë rast, Kryetari i Dijanetit, Dr. Ali Erbash dhe Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, provuan gjuajtjen me shigjetë, e cila në vetë përbënte një atraksion të veçantë. Pas kësaj, delegacioni vizitoi Turben e Çlirimtarit Jigit Pasha në Shkup e cila është e ndërtuar nga i ndjeri Sharik Tara, biznesmeni i madh nga Turqia me prejardhje nga Shkupi. Në kuadër të këtij kompleksi, mes tjerash funksionojnë një bibliotekë dhe një mesxhid. Pas turbes, u vizitua Xhamia e Murat Pashës e cila ndodhet në zemër të Çarshisë së Vjetër. Këtu Kryetari i Dijanetit u informua me historikun e kësaj xhamie historike dhe veprimtarinë e saj disa shekullore. Delegacioni gjithashtu vizitoi edhe Kapan Hanin, e cila gjithashtu ka një vlerë të madhe historike e kulturore. Me këtë rast, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai e njoftoi homologun e tij nga Turqia, se ky objekt i rëndësishëm kulturo historik së shpejti do të rikthehet në pronësinë e Bashkësisë Fetare Islame si trashëguese e vetme e Vakufit në RMV. Më pas vijoi shëtitje nëpër Çarshinë e Vjetër, deri tek Ura e Gurit e cila daton që nga periudha e Perandorisë Osmane. Më pas në orët e mbrëmjes, Reisul Ulema i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, së bashku me Dr. Ali Erbash, morën pjesë në darkën që u shtrua për nder të tyre nga Ambasadori i Republikës së Turqisë në vendin tonë, ekselenca e tij, Hasan Mehmet Sekizkok, në rezidencën e tij në lagjen Vodno.
_____________
ÜSKÜP TARİHİ DİNİ VE KÜLTÜREL ESERLERİ ZİYARETİ
16.06.2021 Çarşamba günü Diyanet İşleri Başkanı Dr. Ali Erbaş, İDB ziyaretinin ardından Reis-ul Ulema H. Hfz Şakir ef. Fetai önderliğinde, Mustafa Paşa Camii’nde ikindi namazını kıldıktan sonra, başta Doğu Makedonya olmak üzere ülkemizin çeşitli yerlerinde geçici görevde bulunan Türkiye Cumhuriyeti din görevlileriyle bir araya gelerek istişarelerde bulundu. Mustafa Paşa Camii ziyaretinden sonra misafir heyet, Üsküp Çarşısındaki Kurşunlu Han’ı ziyaret etti. Kurşunlu Han’da misafileri, Üsküp Yunus Emre Türk Kültür Merkezi Müdürü Serhat Kula karşıladı. Kula, Yunus Emre Kültür Merkezi olarak düzenledikleri Türkçe ve Osmanlıca dil kursları yanı sıra, yüzlerce yıllık Türk kültürü alanında diğer kültürel etkinlikleri gerçekleştirdiklerini belirtti. Ayrıca bu Merkez bünyesinde faaliyet gösteren Okçular Vakfı’nın da tanıtımı yapıldı. Bu vesileyle, Diyanet İşleri Başkanı Dr. Ali Erbaş ve Reis-ul Ulema H. Hfz. Şakir ef. Fetai, özel bir cazibe teşkil eden okla atış denemesinde bulundu. Daha sonra heyet, Üsküplü büyük Türk işadamı merhum Şarık Tara tarafından Üsküp Çarşısında inşa edilen Üsküp fatihi Yiğit Paşa’nın türbesini ziyaret etti. Bu külliye içerisinde türbe yanı sıra bir kütüphane ve bir de mescit bulunmaktadır. Türbeden sonra Eski Çarşı’nın kalbinde yer alan Murat Paşa Camii ziyaret edildi. Burada Diyanet İşleri Başkanı, bu tarihi caminin tarihçesi ve birkaç asırlık faaliyeti hakkında bilgilendirildi. Heyet, tarihi ve kültürel değeri de büyük olan Kapan Han’ı da ziyaret etti. Bu vesileyle Reisul Ulema H. Hfz. Şakir ef. Fetai, Türk mevkidaşına bu önemli kültürel ve tarihi eserin, vakıf mallarının tek varisi olarak İslam Dini Birliği mülkiyetine iade edildiğini bildirdi. Ardından Eski Çarşı’dan Osmanlı İdaresi döneminin güzide eseri olan Taş Köprüsü’ne kadar yürüyüş yapıldı. Aynı günün akşamında Reis-ul Ulema, yakın çalışma arkadaşları ile birlikte, Türkiye Cumhuriyeti Üsküp Büyükelçisi Hasan Mehmet Sekizkök’ün Vodno semtindeki konutunda Dr. Ali Erbaş onuruna verdiği yemeğe katıldı.
Comments are closed.