Vizita ngushëllimi tek familjet e viktimave nga Serava, Hasanbegu dhe Nerezi
Delegacioni i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, i udhëhequr nga Kryetari i BFI, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, e në përbërje nga myftinjtë e myftinjve të BFI, Sekretari Gjeneral, drejtorë të sektorëve të ndryshëm të Rijasetit të BFI dhe Shefit të Kabinetit, të koordinuar nga Myftiu i Shkupit, Dr. Qenan ef. Ismaili dhe Kryetari i Kuvendit të BFI H. Fejsal ef. Kadriu, të martën më 30.11.2021 bënë vizita ngushëlluese tek familjet e viktimave në territorin e Myftinisë së Shkupit në Seravë, Nerez dhe Hasanbeg.
Gjatë vizitave, delegacioni i Bashkësisë Fetare Islame përcollën ngushëllimet në emër të BFI e RMV, përderisa tek familjet gjetën një durim të fortë si rezultat i besimit të paluhatshëm tek i Madhi Zot.
Për të ndjerët- rahmetlitë u bënë lutje që i Madhi Zot t’i shpërblejë me Xhennetul firdeus, ndërsa familjarëve tua shtojë durimin.
Comments are closed.