VIZITA E TRETË E DELEGACIONIT TË BFI-së NË XHEMATET E ZVICRËS

Të shtunën më 16.04.2022 Delegacioni i Bashkësisë Fetare Islame i kryesuar nga Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, vijoi ditën e tretë të vizitave ndaj xhemateve të Qendrave Islame në Zvicër me qëllim që të jenë në mesin e bashkatdhetarëve tanë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. I shoqëruar nga Shefi i Kabinetit Dr. Abdulkerim Iseni, Reisul Ulemaja vizitoi Qendrën Islame “El Hidaje” në Sent Galen, ku u pritën nga Kryetari i KMSHZ H. Hfz. Mehas ef. Alija, njëherit imam në këtë qendër. Ishte një rast i veçantë dhe i lumtur, sepse tashmë xhemati i kësaj Qendre ka blerë vend të veçantë për ndërtimin e Xhamisë së re me të gjitha kushtet bashkëkohore për një veprim efikas dhe prezantim të nivelit të lartë të jetës fetaro islame.
Pas Iftarit ku ishin prezent një numër i madh i besimtarëve, u organizua tribunë ku, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai pati rastin të mbajë një fjalim, duke ju shprehur falënderime të sinqerta për kontributin e madh në organizimin e jetës fetare në diasporë dhe më gjerë.
H. Mehas ef. Alija dhe Kryetari i Xhamisë Z. Naser Zeka shprehën mirëseardhje për Kryetarin e BFI të RMV në mesin e tyre. Më pas u dëshmua kontributi financiar i deritanishëm për pagesën e vendit të blerë, kjo bëri që besimtarë të japin edhe një kontribut duke e shtuar edhe më tepër këtë shumë. Me këtë veprim, dëshmua edhe njëherë besimi i lartë i besimtarëve duke mos kursye as pasurinë e tyre në shërbim të Zotit, besimit dhe organizimit të jetës fetare.
Poashtu delegacioni i BFI pati edhe një vizitë të shkurtër në Xhaminë e Winteturit ku u takuan me Imamin H. Ismailin dhe uruan edhe atë për procedurën e nisjes së xhamisë së re. Poashtu, vizita realizuan edhe anëtarët tjerë të delegacionit Prof. Jusuf ef. Zimeri Drejtor për çështje fetare dhe arsim e shkencë në Rijasetin e BFI vizitoi xhematin në xhaminë Uniteti, Mr. Salim Sulejmani – Myfti i Myftinisë së BFI Strugë vizitoi xhematin në Dietikon dhe Dr. Selver Xhemaili – Drejtor i sektorit të Diasporës në Rijasetin e BFI, vizitoi xhematin në Romanson.

Comments are closed.