Vizita e përfaqësuesit të BFI-Maqedoni në Austri, dr.Selver Xhemaili

Vizita e përfaqësuesit të BFI-Maqedoni në Austri, dr.Selver Xhemaili

Gjatë këtyre ditëve për vizitë në Austri qëndron përfaqësuesi i BFI të Maqedonisë, dr.Selver Xhemaili, i cili sot u takua me kryetarin e Bashkësisë Islame të Austrisë Ibrahim Olgun. Në këtë takim ai u shoqërua nga përfaqësuesja shqiptare e KSHBA-së në kryesi të BI të Austrisë, Nadire Mustafi MA dhe Zeadin Mustafi MA nga departamenti i KSHBA-së për çështje humanitare (Sozialreferat). Ndërsa për namazin e xhumasë dr.Xhemaili vizitoi xhaminë e Bezirkut 16 në Vjenë.
Vlen të theksohet se vizita e dr.Xhemailit nuk ka vetëm karakter fetar pasiqë ai në pasditën e sotme u takua edhe me profesorin për Pedagogji Islame në kuadër të Universitetit të Vjenës ku shkëmbyen përvojat shkencore.
Dr.Selver Xhemaili nesër do të vizitoj xhaminë e shqiptarëve në Bratisllavë dhe ditën e dielë do të marrë pjesë në hapjen e objektit të ri të xhamisë “Bujaria” në Linz.
Me 29.10. Koordinatori për Dijasporë pranë BFI-së dr. Selver ef. Xhemaili vizitoi Bashkësinë Islame të Sllovakis në Bratisllavë ne namazin e drekës, ndërsa në namazin e Akshamit vizitë Qendrës Kulturore Shqiptare në Wien të Austrisë.
dijasp

dijasp1

dijasp2

dijasp3

Comments are closed.