VIZITA E DYTË NË MESIN E BASHKATDHETARËVE TANË – NË SULGEN – XHAMIA BUHARA, SHLIREN, LIMATALL DHE EMMENBRUKE

Më 15.04 2022 u realizua edhe vizita e dytë e delegacionit të Rijasetit të Bashkësisë Fetare Islame të RMV, e udhëhequr nga Reisul Ulema H. Hfz, Shaqir ef. Fetai me bashkatdhetarët tanë në Zvicër.
Tërë ditën, Kryetari i BFI Reisul Ulema H. Hfz, Shaqir ef. Fetai i shoqëruar nga Shefi i Kabinetit Dr. Abdukerim Iseni, ia kushtuan Xhamisë Buhara në Sulgen. Ishte një pritje e nivelit lartë nga xhemati i kësaj Qendre të bukur, ku e kryen Xhumanë duke ligjëruar para Xhumasë si dhe duke mbajtur një ligjëratë në Hutben e Xhumasë.
Përshtypje të veçantë la edhe ambienti i Teravisë si dhe tribuna para besimtareve me një pjesëmarrje masovike. Zëri i bukur i Arben Eminit i dha një shihe të veçantë ambientit të kësaj nate, ndërsa nuk munguan as falënderimet ndaj kryesisë në Krye me H. Ajvaz Anetin që po ushtronte detyrën me përgjegjësi dhe vullnet të paluhatshëm. Organizimi dhe pritja e Mr. Ahmet Mehmetit dhe fjalët e tij përshëndetëse inspiruan xhematin.
Dr. Abdulkerim Iseni në fjalimin e tij emocionoi të gjithë të pranishmit. Haxhi Mustafa në elegancën e tij la përshtypje të veçantë, ndërsa Ristem Rustemi me angazhimin për të marrë pamje nga organizimi ishin mbresëlënëse, në vëçanti besimtarë nga të gjithë vendet formuan ambient të jashtëzakonshëm. Vizitat tjera u bënë Qendrave të mirënjohura: Prof Jusuf Zimeri në Shliren, Mr. Salim Sulejmani në Limatall dhe Dr. Selver Xhemaili nē Xhaminë “Drita” në Emmenbruke. Të gjithë vijnë me përshtypje impresionuese. Zoti i bekoftë.

Comments are closed.