Vizita e delegacionit të BFI në Shkodër
Të shtunën më 02.10.2021, një delegacion i Bashkësisë Fetare Islame, i përbërë nga Myftiu i Shtipit Mr. Nasir ef. Rexhepi, Myftiu i Tetovës, Prof. Dr. Qani ef. Nesimi, Shefi i Kabinetit të Reisul Ulemasë, Dr. Abdulkerim Huseini, Drejtori i Sektorit për Kulturë në Rijasetin e BFI, Musanif ef. Rufati, Shefi i Kabinetit të Myftiut të Tetovës Mr. Xhemil Sadiku dhe Xhelal Memeti, me sugjerim të Kryetarit të BFI Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, morri pjesë në ceremoninë e duasë së 10 hafizlerëve në Shkodër.
Meqë Kryetari i BFI, i shoqëruar nga disa myfti ishte në vizitë zyrtare në Turqi, delegacionin e lartpërmendur udhëtoi në këtë ceremoni nën udhëheqjen e Myftiut të Shtipit.
Në këtë manifestim të Organizuar nga Shoqata Istanbull, me qendër në Shkodër, e cila funksionon me mbështetjen e fondacionit Hudayi në Stamboll, ku u promovuan dhe u bë duaja e hifzit të gjeneratës së dytë të hafizave të diplomuar nga Shkolla e Kuranit në Shkodër, e administruar dhe e financuar nga kjo shoqatë.
Në këtë ceremoni në emër të Reisul Ulemasë të BFI-së H. Hfz/. Shaqir ef. Fetai, të pranishmit nga Turqia, Maqedoni, Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi, i përshëndeti Myftiu i Tetovës Prof. Dr. Qani Nesimi.
Pas ceremonisë delegacioni i BFI-së i shoqëruar nga nikoqiri, Drejtori i shoqatës Istanbull, z. Ridvan Seferaj dhe Koordinatori i Hydaji Vakfit për Ballkan, z. Rafet Bilaç, e vizituan godinën e Medresesë Vajzave Haxhi Shej Shamija, qendrën e Kuranit për meshkuj dhe qendrën e Kuranit për femra, ku nga afër u informuan për veprimtarinë, metodën dhe aktivitetet bujshme të këtyre institucioneve arsimore.
Comments are closed.