VITI I RI 1444 HIXHRI – INSPIRIM PËR VEPRA MADHORE

(SHQ. MKD. TUR.)

Fjalimi i Kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, me rastin e hyrjes në Vitin e Ri hixhri 1444 mbajtur gjatë Manifestimit Qendror të BFI, i cili u mbajt të Premten më 29.07.2022 në Filarmoninë e Maqedonisë në Shkup dhe u transmetua drejt për drejt në TVM2.
“Bota Islame për çdo vit përkujton dhe me zell të madh feston ngjarjen më madhështore në historinë e muslimanëve dhe njerëzimit në përgjithësi ,Hixhretin. Fjala “hixhreh” është shprehje e gjuhës arabe që do të thotë “emigrim”,”ndarje”,”largim”, ndërsa në terminologjinë fetaro islame do të thotë “largim, ndarje nga vendi i pabesimit , të keqes dhe errësirës”. Në rastin konkret fjala “hixhreh” nënkupton “emigrimin e Muhamedit a.s.dhe muslimanëve të parë prej Mekes në Medinë me qëllim të mbrojtjes, kultivimit dhe zhvillimit të së vërtetës hyjnore-Islamit.
Çdo vepër madhështore është rezultat i sakrifikimit , luftës, mundit, lëvizjes, emigrimit –hixhretit dhe ate e gjejmë prej njeriut të parë dhe si i tillë është pjesë përbërëse e jetës në këtë botë, e në veçanti cilësi e njerëzve të mëdhenj të cilët potencialet e veta i vendosin në shërbim të shpëtimit dhe ngritjes së popujve.
Shkurt thënë hixhreti është lëvizje dhe kusht kryesor për ngadhënjimin e idealeve më të larta hyjnore. Kur’ani Famëlartë flet për personalitetet e mëdha historike , si të Dërguarit e Zotit , idealistët e mëdhenj, të cilët përjetuan rrugën më të vështirë-rrugën e hixhretit, të vetëdijshëm se lufta kundër të keqes dhe injorancës bëhet vetëm në lëvizje dhe dinamizëm të fortë.
Hixhreti i të Dërguarit të fundit të All-llahut xh.sh. Muhamedit a.s ndodhi në fillim të shekullit të VII, gjegjësisht në vitin 622 , kohë kjo në të cilën njerëzimin e kishte mbuluar injoranca e paparë. Pikërisht, në këtë kohë filloi të përhapet e vërteta – misionit hyjnor nga Muhamedi a.s., me çka filloi ndërtimi i bazave kryesore drejt një ardhmërie të shëndoshë të njerëzimit, duke formuar indivdë, familje dhe shoqëri të shëndoshë, e besimit të shëndoshë, e dijes, moralit, paqes, tolerancë dhe njerëzores.
Por, në këtë luftë diçka ishte e qartë. Nuk mundej një grup i vogël me një përpjekje dhe luftë statike të bëjë ndryshimin historik në kohë dhe vend me një grup të vogël dhe në mënyrë statike. Andaj, Muhamedi a.s i frymëzuar nga i Madhi Zot , ishte i vetëdijshëm se lufta për të vërtetën dhe ideale të shenjta bëhet në lëvizje dhe në një dinamizëm të gjallë, andaj duhet menduar një strategji lëvizëse dhe largpamëse, që nënkuptonte lëvizjen, një vendi më të sigurt dhe pjellor ku duhet të mbjelljet Islami dhe prej aty të fillojë rruga e formimit të një ardhmërie të shëndoshë të njerëzimit. Pra, ndjenja e lartë e përgjegjësisë së obligimit hyjnor për të ngadhënjyer e vërteta bëri që Muhamedi a.s. dhe shokët e tij me dhembje të thellë por krenar të lëshojnë vendlindjen duke sakrifikuar gjithçka, e në atë më dashurën dhe më të dhimbshmen vendlindjen e tyre ku janë lindur dhe ku janë rritur. Dashuria ndaj Zotit dhe obligimi e vendosshmëria për të mbrojtur dhe për të përhapur misionin hyjnor si dhe për zhdukjen e gjithë asaj që nënçmon njeriun bëri që Muhamedi a.s. dhe shokët e tij të përbijnë dashurinë ndaj atdheut. Strehim të vetëm dhe më të përshtatshëm gjetën në Medine si dhe në banorët e saj ku u pritën në mënyrë shumë të ngrohtë .
Prej këtij vendi fillojë të merr hovin Islami dhe kështu të përhapet në të katër anët e botës , ndërsa muslimanët me shekuj të tërë të jenë udhëheqës të vërtet të njerëzimit në të gjitha sferat e jetës , duke filluar prej asaj fetare deri te ajo shkencore , kulturore , ekonomike , etj.
Padyshim Hixhreti është një ngjarje e madhe në historinë e njerëzimit dhe si i tillë me një kuptim të përhershëm dhe të pashtershëm.
T’i qasemi atij vetëm për nga prizma e saj historike si një ngjarje që ka ndodhë në një kohë dhe hapësirë do të thotë interpretim dhe qasje e mbyllur , e ngurtë dhe e kufizuar e Hixhretit .
Është e vërtet se ndodhi në një vend dhe kohë të caktuar, por kurdo dhe kudo që rrezikohen vlerat për të cilat edhe ndodhi, hixhreti është më se i nevojshëm dhe i domosdoshëm pa marrë parasysh kohën vendin dhe nivelin intelektual të njerëzimit.
Andaj, hixhreti nuk është ikje nga armiku, përkundrazi është aksion dhe lëvizje e bazuar në sakrifikim të pashoq për të ngadhënjyer e Vërteta, gjegjësisht besimi në një Zot , parim ky që dallon njeriun nga qeniet tjera , çliron sjelljet dhe të menduarit e njeri.
Hixhreti është aksion dhe lëvizje për kultivimin dhe formimin e një hapësire për tu praktikuar e vërteta , është formim i kushteve dhe përgatitje për ti dhënë grushte të keqes në mënyrë të organizuar. Këtë e vërteton fakti se Muhamedi a.s. menjëherë pas hixhretit bëri hapa historik për të vendosur bazat e një organizimi të fortë dhe të sigurt, si
– ndërtimi urgjent i institucioneve fetaro kulturore e shkencore si xhamitë dhe shkollat
– vëllazërimi i fiseve të ngatërruara në Medinë, gjegjësisht ngritja e
unitetit ne shkallën më të lartë ;
-formimi i shtetit Islam ku u gjetën të barabartë të gjithë qytetarët
pa marrë parasysh racën , kombin, fenë, etj.
Me këtë edhe njëherë u vërtetua rëndësia e hixhretit dhe porosia kryesore e tij se nuk ka organizim më të fortë dhe se nuk ka ardhmëri të shëndoshë të një populli pa institucione fetaro-kulturore e shkencore dhe unitet te nivelit më të lartë gjithëpopullor.
Sakrifikimi i gjithë asaj që e lanë në Mekë dhe luftërat e shumta që pësuan pas hixhretit dhanë shembull të paparë se në mbrojtjen e institucioneve, unitetit dhe shtetit duhet sakrifikuar gjithçka, po bile edhe jetën se vetëm në këtë mënyrë arrihet mbrojtja e nderit dhe ndihma e All-llahut xh.sh.
Për këtë All-llahu xh.sh. thotë:
“Ata të cilët besuan, migruan dhe luftuan me pasurinë dhe veten e tyre në rrugën e All-llahut, ata kanë pozitë më të lartë te All-llahu xh.sh. dhe vetëm ata janë fatlumë”(Et teubetu:20).
Rezultatet e kësaj u vërtetuan më vonë kur Muhamedi a.s. dhe muslimanët çliruan Meken duke u kthyer triumfalisht në vendlindjet e tyre
Me këtë edhe njëherë u vërtetua se ndër porositë themelore të hixhretit është lidhshmëria e ngushtë dhe e paluhatshme e besimtarit me vendlindjen – vatanin, gjegjësisht hixhreti bëhet për vendlindje duke mos e humbur lidhshmërinë me të dhe duke synuar gjithmonë në kthimin në te me qëllim të sjelljes së lirisë, pasurisë dhe çdo të mire asaj. Për këtë Muhamedi a.s. pas çlirimit të Mekes tha:
“Nuk ka emigrim pas çlirimit , por ka mund, përpjekje, dhe qëllim të pastër”.
Hixhreti paraqet afirmim të plotë të moralit njerëzor, që do të thotë përpjekje maksimale e njeriut për ndërtimin të një pozicioni të nivelit të lartë, ku do të vjen në shprehje jetesa e shëndoshë konform normave morale, respektivisht për një reformë rrënjësore për t’u ndryshuar gjendja në favor të së mirës dhe për zhdukjen e të së keqes.
Hixhreti, pra është largim nga e keqja dhe jeta e zymtë amorale drejt njerëzores dhe morales, përpjekje për ndërtimin e personalitetit të moralshëm i cili do të jetë subjekt kreativ dhe konstruktiv me plotë kuptimin e fjalës, i cili do të shkatërrojë të keqen dhe do të rrënjosë të mirën dhe pozitiven në jetën individuale dhe shoqërore.
Në një rast, ata të cilët nuk i takonin atyre që kryen hixhretin e pyetën pejgamberin e All-lahut xh.sh., se si mund të arrihet shkalla më e lartë e hixhretit, Muhamedi a.s iu përgjigj:
”Muhaxhir është ai i cili largohet nga ajo të cilën e ka ndaluar All-llahu xh.sh., dhe pranon atë të cilën e ka urdhëruar “
Pra, hixhreti është luftë e vërtet fiziko-shpirtërore në drejtim të ndryshimit të njerëzimit për t’i reformuar ato në të gjitha sferat e aktivitetit të tyre me qëllim të formimit të personaliteteve të shëndosha dhe bashkësisë e cila do të jetë bartëse e vërtetë e praktikimit të mësimeve të All-llahut xh.sh..
Në trojet ku jetojmë dhe veprojmë porositë e hixhretit janë gjithë më aktuale kur dihet se decenieve të fundit nën ndikim e elaborateve pansllaviste si dhe nën ndikim e kushteve të vështira politike dhe ekonomike paraprakisht të përgatitura, qindra mijë, mos të themi miliona njerëz të popujve të këtyre trevave u larguan nga vatani i tyre duke iu nënshtruar asimilimit të paparë fetarë e kombëtar.
Andaj, Hixhreti i Muhamedit a.s. mëson se të gjithë këto muhaxhir të bëjnë përpjekje të jashtëzakonshme që kurdoherë të kthehen në vatrat e tyre, e së pakti të mendojnë për vatanin e tyre duke mos e humbur lidhshmërinë me vatanin dhe shpresën për tu kthyer në të.
Por, sot për ne hixhret do të thotë, mobilizimi i të gjitha forcave intelektuale, politike e fetare në shërbim të formimit:
1. Sistem të shëndoshë të arsimimit dhe ngritjes profesionale dhe intelektuale të të gjitha shtresave të shoqërisë sonë;
2. Ngritje e një rrugë të sigurisë ekonomike për t,u formuar hapësirë e fuqishme për të gjetur mundësinë e jetës në vatanin e tyre;
3. Ngritja e vlerave morale për një jetë pa kriminalitet, korrupsion, pa padrejtësi, që do t’i kthehej pastërtia shoqërore për një jetë të shëndoshë në familje dhe shoqëri.
Në fund mund të konkludojmë se Hixhreti i dha impuls të fuqishëm pjekurisë shpirtërore dhe intelektuale, përsosshmërisë etike dhe humane dhe si i tillë paraqet një epokë të re , revolucion të ri shpirtëror , kulminacion i sakrifikimit shpirtëror dhe material.”
***
НОВА ГОДИНА 1444 ХИЏРА – ИНСПИРАЦИЈА ЗА ГОЛЕМИ ДЕЛА
Говорот на Претседателот на Исламската Верска Заедница на РСМ, Реисул Улема Х.Хфз. Шаќир еф. Фетаи, по повод влегувањето во Новата 1444 година Хиџри, одржана за време на Централната Манифестација на ИВЗ, која се одржа во петокот на 29.07.2022 година во Македонската Филхармонија во Скопје и се емитуваше во живо на МТВ2.
“Исламскиот свет секоја година го одбележува и слави со голема радост најголемиот настан во историјата на муслиманите и човештвото воопшто, Хиџра. Зборот „хиџра“ е израз на арапскиот јазик што значи „емиграција“, „разделба“, „заминување“, додека во исламската религиозна терминологија значи „заминување, одвојување од местото на неверувањето, злото и темнината“. Во конкретниот случај зборот „хиџра“ значи „иселување на Мухамед, а.с., и на првите муслимани од Мека во Медина со цел заштита, негување и развивање на Алаховата вистина – Исламот.
Секое големо дело е резултат на жртва, борба, борење, движење, емиграција – хиџра и тоа, го наоѓаме од првиот човек и како такво е составен дел од животот на овој свет, а особено квалитетот на големите луѓе, кои сопствените потенцијали ги ставаат во служба на спасување и издигнување на народите.
Накратко, хиџра е движење и главен услов за остварување на највисоките божествени идеали. Чесниот Куран зборува за големите историски личности, како што се пратените пд Алах, големите идеалисти, кои го доживеале најтешкиот пат – патот на хиџра, свесни дека борбата против злото и незнаењето се одвива само во движење и силна динамика .
Хиџра на последниот Алахов Пратеник. Мухамед а.с се случил на почетокот на VII век, поточно во 622 година, време кога човештвото било покриено со невидено незнаење. Токму во тоа време почна да се шири вистината – божествената мисија од Мухаммед, а.с., со која започна изградбата на главните основи кон здрава иднина на човештвото, формирајќи здрави поединци, семејства и општества, со здрава вера, на знаење, морал, мир, толеранција и хуманост.
Но, во оваа војна нешто беше јасно. Не беше возможно мала група со статичен напор и борба да ја направи историската промена во време и место со мала статичка група. Затоа, Мухамед, а.с., инспириран од Големиот Алах, бил свесен дека борбата за вистината и светите идеали се одвива во движење и во жива динамика, затоа мора да се смисли движечка и напредна стратегија, која означувала движење, место побезбедно и поплодно каде што треба да се засади исламот и оттаму да започне патот на формирање здрава иднина на човештвото. Значи, високото чувство на одговорност на божествената обврска за поучување на вистината го натера Мухаммед а.с. и неговите другари со длабока болка, но горди што ја напуштаат татковината жртвувајќи се, и во таа најдрага и најболна татковина каде што се родени и каде пораснале. Љубовта кон Алах и обврската и решителноста да се заштити и шири божествената мисија како и кон искоренување на се што го понижува човекот го натераа Мухаммед а.с. и неговите пријатели да ја покажат својата љубов кон земјата. Единственото и најпогодно засолниште го нашле во Медина како и во нејзините жители, каде што добиле многу топол пречек и добредојде.
Од ова место почна да процвета исламот и на тој начин да се прошири на четирите страни на светот, додека муслиманите со векови беа вистински водачи на човештвото во сите сфери на животот, почнувајќи од религиозната до научната и културната, економската итн.
Несомнено хиџра е голем настан во историјата на човештвото и како таков со трајно и неисцрпно значење.
Да се пристапи само од нејзината историска призма како настан што се случил во време и простор значи затворено, круто и ограничено толкување и пристап на хиџра.
Вистина е дека тоа се случило на одредено место и време, но секогаш и секаде каде што се загрозени вредностите за кои се случило, хиџрата е повеќе од неопходен и незаменлив без разлика на времето, местото и интелектуалното ниво на човештвото.
Затоа, хиџра не е бегство од непријателот, напротив, тоа е акција и движење засновано на неспоредлива жртва за заштита на Вистината, имено верувањето во Алах, овој принцип кој го разликува човекот од другите суштества, го ослободува човековото однесување и размислување.
Хиџра е акција и движење за одгледување и формирање на простор за практикување на вистината, тоа е формирање на услови и подготовка организирано да се зададат удари на злото. Тоа го докажува фактот дека Мухаммед а.с. веднаш по хиџра презел историски чекори за воспоставување на основите на силна и сигурна организација, како на пример
– итна изградба на верски, културни и научни институции како џамии и училишта
– збратимувањето на збунетите племиња во Медина, т.е. подемот на
единство на највисоко ниво;
– формирање на Исламска Држава каде сите граѓани беа затекнати еднакви
без разлика на раса, нација, религија, итн.
Со ова уште еднаш се докажа важноста на хиџра и неговата главна порака дека нема посилна организација и дека нема здрава иднина на народ без верско-културни и научни институции и единство на највисоко ниво на целото население.
Жртвувањето на сето она што го оставија во Мека и крвавите војни што ги претрпеа по хиџра во Бедр, Ухуд, Худајб итн. дадоа невиден пример дека во одбрана на институциите, унитарноста на државата мора да се жртвува сè, па и животот, дека само така се постигнува заштита на честа и помошта од Семоќниот Алах.
За ова, Семоќниот Алах. рече:
„Оние кои веруваа, кои се иселија и кои се бореа на Аллаховиот пат со имотот свој и со животите свои кај Аллах се на повисок степен. Оние, токму, се победниците!“ (Et taubetu: 20).
Резултатите од ова подоцна беа докажани кога Мухаммед а.с. а муслиманите ја ослободија Мека победнички враќајќи се во своите татковини
Со ова уште еднаш се докажа дека меѓу основните наредби на хиџра е блиската и нераскинлива поврзаност на верникот со неговото родно место – земјата, односно хиџрата се прави за неговата татковина без да ја изгуби врската со неа и секогаш да цели, да се врати на тоа со цел однесување на слобода, богатство и се што е добро за неа. За ова Мухаммед а.с. по ослободувањето на Мека рече:
„По ослободувањето нема емиграција, туку има работа, труд, борба и чиста намера“.
Хиџра претставува целосна афирмација на човековиот морал, што значи максимален напор на човекот да изгради позиција на високо ниво, каде што ќе се изрази здраво живеење во согласност со моралните норми, односно за радикална реформа за промена на државата во корист на доброто и за искоренување на злото.
Според тоа, хиџра е отстапување од злото и мрачен аморален живот кон хуманоста и моралот, напор да се изгради морална личност која ќе биде креативна и конструктивна тема во целосна смисла на зборот, која ќе го уништи злото и ќе всади добро и позитивно. во индивидуалниот и општествениот живот.
Во една прилика, оние кои не припаѓаат на оние кои вршеле хиџра, го прашале Алаховиот Пратеник, Мухаммед, а.с., како може да се постигне највисокото ниво на хиџра,
„Мухаџир е оној кој се одвраќа од она што Алах го забранил и го прифаќа она што Тој го заповедал“
Значи, хиџрата е вистинска физичко-духовна војна во насока на промена на човештвото за да се реформира во сите сфери на нивното дејствување со цел да се формираат здрави личности и заедница која ќе биде вистински носител на практиката на учењето на Семоќениот Алах.
Во земјите каде што живееме и работиме, наредбите на хиџра се уште поактуелни кога се знае дека во последните децении под влијание на сесловенските елаборати како и под влијание на тешките политички и економски услови однапред подготвени , стотици илјади, да не речам милиони луѓе од народите на овие нации ја напуштија својата татковина, претрпувајќи невидена верска и национална асимилација.
Затоа, хиџрата на Мухаммед а.с. не учи дека сите овие имигранти вложуваат извонредни напори да се вратат во своите татковини, барем да размислуваат за својата земја без да ја изгубат врската со земјата и надежта за враќање во неа.
Но, денес за нас хиџра значи мобилизација на сите интелектуални, политички и религиозни сили во служба на формирањето:
1. Здрав систем на образование и професионален и интелектуален развој на сите слоеви на нашето општество;
2. Воспоставување на пат на економска сигурност за формирање моќен простор за наоѓање можност за живот во својата татковина;
3. Подигнување на моралните вредности за живот без криминал, корупција, без неправда, со што би се вратила социјалната чистота за здрав живот во семејството и општеството.
На крајот, можеме да заклучиме дека хиџра даде моќен импулс на духовна и интелектуална зрелост, етичко и човечко совршенство и како таков претставува нова ера, нова духовна револуција, кулминација на духовната и материјалната жртвуваност.”
***
REİS UL ULEMA’NIN 1444 HİCRİ YILI MERKEZİ MERASİMİ KONUŞMASI
HİCRET — YENİ BİR DÖNEMİN BAŞLANGICI
الذِينَ آمَنُوا وَهَاجَرُوا وَجَاهَدُوا فِي سَبِيلِ اللَّهِ بِأَمْوَالِهِمْ وَأَنفُسِهِمْ أَعْظَمُ دَرَجَةً عِندَ اللَّهِ , وَأُولَٰئِكَ هُمُ الْفَائِزُونَ.
“İman edip hicret eden ve Allah yolunda mallarıyla, canlarıyla cihad eden kimselerin mertebeleri, Allah katında daha üstündür. İşte onlar, başarıya erenlerin ta kendileridir.” (Tevbe suresi 20).
Saygıdeğer hazirun,
Her şeyden önce, İslam’ın mensupları bizler bu iklimde, dünyanın dört bir yanından diğer tüm Müslümanlarla birlikte, İslam tarihinde ve genel olarak insanlık tarihi için büyük önem taşıyan Hicret olayını anmamızı mümkün kılan Yüce Allah’a şükranlarımızı sunuyoruz. İlâhî hakikati – İslam’ı korumak, güçlendirmek ve yaymak için Mekke’den Medine’ye hicret eden sevgili Peygamberimiz Hazreti Muhammed’e salat ve selam olsun.
Allah’ın son Resulü’nün Muhammed a.s.’ın hicreti, 7. yüzyılın başında, daha doğrusu 622 yılında, insanlığın benzeri görülmemiş bir cehaletle kaplandığı bir zamanda meydana geldi. O zamanda Muhammed Aleyhisselamın, insanlık için sağlıklı bir geleceğe yönelik temellerin inşasını başlatan, sağlıklı bireyler, aileler ve toplumlar oluşturan sağlıklı bir inançla, ilahi misyon, ilim, ahlak, barış, hoşgörü ve insan severlilik gerçek anlamıyla yayılmaya başladı.
Dolayısıyla hakkı öğretmek için ilahî yükümlülüğün yüksek sorumluluk duygusu, Muhammed Aleyhisselam ve arkadaşları için derin acılarla, ama kendilerini feda ederek vatanlarını, doğdukları ve büyüdükleri o en sevdikleri hüzünlü yurtlarını terk etmenin gururunu yaşıyorlardı. Allah sevgisini ve ilahi misyonu koruma ve yayma adına, insanı alçaltan şeyleri ortadan kaldırma zorunluluğu ve kararlılığı, Muhammed a.s. ve arkadaşlarını hicrete mecbur kıldı.
Muhammed a.s’ın Hicreti düşmandan kaçış değil, aksine Hakk ve hakikatin korunması için emsalsiz bir fedakarlığa, yani Allah’a imana dayalı, insanı diğer yaratıklardan ayıran, insan davranışlarını özgürleştiren bir eylem ve harekettir.
Hicret, hakikatin pratikte uygulanması için bir alan oluşturmak ve kötülüğe darbe indirmek için düzenlenmiş şartarın ve hazırlıkların meydana getirilmesi için bir eylem ve harekettir. Muhammed a.s. Hicretin hemen ardından güçlü ve güvenilir bir toplumun ve devletin temellerini atmak için tarihi adımlar atmıştır:
– Camiler ve okullar gibi dini, kültürel ve bilimsel kurumların acil inşası
– Medine’deki kafası karışık kabilelerin kardeş yapılmasıyla müslümanların birliği en üst düzeye çıkarılmıştır
-Irkı, milleti, dini vs. ne olursa olsun tüm vatandaşların eşit olduğu bir İslam Devleti’nin kurulması
Bütün bu gelişmeler, daha güçlü bir teşkilatlanmanın, dini-kültürel ve ilmî müesseselerin oluşturulması ve tüm nüfusta en üst seviyede birliğinin sağlanması, bir halk için sağlıklı bir geleceğin tesis edilmesi yönünde Hicret’in önemini ve ana mesajını bir kez daha ispatlamıştır.
Müslümanlar Mekke’de geride bıraktıklarını feda etmekle ve Hicret’ten sonra Bedir, Uhud, Hudeyb vb. gibi savaşlardan sonra devletin birliğinin müdafaasında, namusun korunması ve Yüce Allah’ın yardımına ulaşmanın tek yolunun bu olduğuna, can dahil her şeyin feda edilmesi gerektiğine dair emsalsiz bir örnek verdiler.
Bu konuda Yüce Allah Kur’an-I Kerim’de şöyle ifade buyurmaktadır:
“İman edip hicret eden ve Allah yolunda mallarıyla, canlarıyla cihad eden kimselerin mertebeleri, Allah katında daha üstündür. İşte onlar, başarıya erenlerin ta kendileridir.” (Tevbe suresi 20).
Bunun sonucunda, daha sonraki dönemde Muhammed a.s. ve Müslümanlar Mekke’yi fethederek zaferle anavatanlarına döndüler.
Bu da, müminin doğduğu yeriyle, vatanı için, onunla bağlarını kaybetmeden ve her zaman geri dönmeyi amaçlamayarak, yakın ve kopmaz bağının sürdürülmesi, özgürlük, zenginlik ve onunla ilgili olan her şeyi yönetme amacı, Hicretin temel emirleri arasında olduğunu bir kez daha kanıtlamıştır. Bu yüzden Muhammed a.s. Mekke’nin fethinden sonra şöyle ifade buyurmuştur:
“Fetihten sonra hicret yoktur, ancak çalışma, emek, mücadele ve temiz niyet vardır.”
Hicret, insan ahlakının tam bir onayını temsil eder. Bu, bir kişinin ahlaki kurallara uygun sağlıklı bir hayatın ifade edileceği, yani devleti değiştirmek için radikal bir reform yapmak, yüksek düzeyde bir konum inşa etmek, iyiliği emretmek ve kötülükleri ortadan kaldırmak için azami bir çaba sarfetmek anlamına gelir.
Dolayısıyla Hicret, kötülükten ve karanlık bir ahlaksız yaşamdan insanlığa ve ahlaka doğru bir yolculuk, kelimenin tam anlamıyla kötülüğü yok edecek, bireysel ve toplumsal hayatta iyiyi ve olumluyu yerleştirecek ahlaklı bir insan inşa etme çabasıdır.
Bir defasında, Hicret edenlerden olmayanlar, Resûlullah sallallahu aleyhi ve sellem’e hicretin en yüksek derecesine nasıl ulaşılabileceğini sormuşlar. Peygamber Efendimiz (s.a.v.) şöyle buyurmuştur:
“Muhacir, Allah’ın haram kıldığı şeylerden yüz çeviren ve O’nun emrettiklerini kabul eden kimsedir.”
Dolayısıyla Hicret, ruhen sağlıklı insanlardan ve Yüce Allah’ın emirlerine tam anlamıyla itaat eden kişilerden ibaret bir toplum oluşturmak için faaliyetlerinin tüm alanlarında reform yapmak adına insanlığı değiştirme yönünde gerçek bir fiziksel-ruhsal mücadeledir.
Ancak bugün bizim için Hicret, tüm entellektüel, siyasi ve dini oluşumun hizmetinde seferber olmamız gerektiği anlamına gelmektedir:
1. Sağlıklı bir eğitim sistemi, toplumumuzun tüm katmanlarının mesleki ve entelektüel gelişimi;
2. Anavatanında yaşama fırsatı bulması için güçlü bir alan meydana getirilmesi için güvenli ekonomik yolunun oluşturulması;
3. Ailede ve toplumda sağlıklı bir yaşam için toplumsal ortamı geri getirecek suçsuz, yolsuzluksuz, adaletli bir yaşam için ahlaki değerleri yükseltmek.
Son olarak, Hicretin manevi ve entellektüel olgunluğa, ahlaki ve insani mükemmelliğe güçlü bir dürtü verdiği ve bu itibarla yeni bir çağı, yeni bir manevi devrimi, manevi ve maddi fedakarlığın zirvesini temsil ettiği sonucuna varabiliriz.
Üsküp, 29.07.2022

Comments are closed.