Vihet gurëthemeli i xhamisë së Novo Sello-1 në Muftininë e Tetovës

Në fillim të javës së dytë të muajit mars, në fshatin Novo Sello-1 të Komunës së Zhelinës-Tetovë, është vendosur guri themeltar i Xhamisë së re, e cila do të ndërtohet me vetëkontribut të myslimanëve të kësaj ane.

Në këtë manifestim morën pjesë Muftiu i Muftinisë së Tetovës Prof. Dr. Qani ef. Nesimi me bashkëpunëtorë e vet, Kryetari i Komunës së Zhelinë, hoxhallarë e xhematlinjë të shumtë nga fshati Novo Sello-1 dhe nga fshatrat përreth.

novo selle

Fjalën e rastit për këtë manifestim në emër të Kryetarit të BFI-së Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi e mbajti Myftiu i Tetovës, i cili që në fillim nënvizoi se vetë prezenca e hoxhallarëve dhe xhematit tregon se sa rëndësi ka ndërtimi i xhamive në vendin tonë. Më pas ai foli për cilësinë e njerëzve që kontribuojnë në ndërtimin e xhamive, të cilët janë ndër më të devotshmit e këtij Ummeti, duke e argumentuar këtë me Ajetin Kur`anor (Me të vërtetë xhamitë i ndërtojnë ata të cilët besojnë Allahun dhe ditën e Gjykimit, falin namazin, japin zeqatin dhe nuk i frikësohen tjetër kujë përpos All-llahut). Fjalimin e tij Myftiu e përfundoi duke përgëzuar këshillin nismëtarë dhe xhematin e Novo Sello-1, duke e përmbyllur me hadithin e Pejgamberit a.s. përmes të cilit premton se: “Ai i cili ndërton xhami, All-llahu xh.sh. për te do të ndërton një shtëpi në xhennet “.

Ndërkaq duan e këtij manifestimi e bëri referenti i arsimit fetar të Muftinisë së Tetovës, Mr. Xhemdil ef. Memeti.

Ndryshe, Xhamia e re, e cila ndërtohet në venin ku ka qenë xhamia e vjetër, pritet të përfundojë së shpejti dhe të jetë e gatshme për kryerjen e ibadeteve.

Comments are closed.