Vetëm jeta institucionale mundëson mbarësi e siguri, paqe e bashkëjetesë

10931557_387687321408587_1228296766654447040_nNga Takimi i 7 i Konferencës së bashkësive fetare islame të vendeve ballkanike (12/16.01.2015)

Me ftesë të Kryetarit të Dijanetit të Republikës së Turqisë, eminencës së tij, Prof. Dr. Mehmet Gormez, kohë më parë, Bashkësia Fetare Islame në RM mori pjesë në një Konferencë të liderëve fetarë nga shtetet e Ballkanit, organizuar në Edrene të Turqisë. Delegacioni ynë i udhëhequr nga Reisul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi, në përbërje të vet pati Muftiun e Shkupit, Ibrahim ef. Shabanin, Muftiun e Manastirit, Pëllumb ef. Veliun, Muftiun e Strugës, Salim ef. Sulejmanin, si dhe Nizam Rashid nga kabineti i Reis Ulemasë. Pjesmarrës të kësaj konference ishin edhe liderë fetar nga Shqipëria dhe Kosova.

Në ditën e parë e takimit debate u fokusua kryesisht në drejtim të prezantimit të funksionimit, zhvillimit dhe menaxhimit me jetën fetare të vet shtetit nikoqir. Kryetari i Dijanetit dhe 81 kryemyftinjë e Turqisë ishin promotorët në këtë event, gjatë së cilit debatet u përqëndrua mbi organizimin e jetës fetare në Turqi dhe më gjërë.

Dita e dytë praktikisht shënonoi  nismën e punimeve të Konferencës së 7-­të me radhë, ndërsa në këtë ditë para të pranishmëve foli edhe Reisul Ulema i BFI-­së në RM, H. Sulejman ef. Rexhepi, i cili në fjalimin e tij elaboroi në mënyrë shum konçize dhe kuptimplote zhvillimin e jetës fetare si dhe foli edhe mbi problemet me të cilat ballafaqohet BFI në RM-­së, si dhe myslimanët e vendit. Veç tjerash efendi Rexhepi nënvizoi: “Askush në rajon më shume se ne, muslimanët e Maqedonisë, nuk e ndjenë diskriminimin shtetëror. Pothuajse jemi bërë imun ndaj politikave diskriminuese shtetërore … “. Si problem kryesor Reisul Ulema shpalosi edhe atë të kthimit të vakëfeve, proces ky që, ndonëse ka nisur, kanë ngelur edhe shumë prona të vakufit të pa denacionalizuar. “Vakufi konsiderohet një ndër shtyllat më të begatshme të mirësisë në shoqërinë islame në RM. Vakëfi, si gjithandej nëpër botë, edhe në RM ka kontribuar në mënyrë aktive në ruajtjen e identitetit të komuniteti islam në RM, si dhe në forcimin e lidhjes së vëllazërisë dhe bashkëpunimin mes individëve brenda një territori dhe më gjërë. Pa pasurinë e vakfit arsimimi fetar do të çalonte. Për sa i përket gjendjes momentale të arsimit fetar në RM ai është në një nivel të duhur, por që Medreseja qendrore dhe 4 paralelet e shtrira në vend gjithnjë e më shumë po bëhen barrë që vështirë se po përballohen. Kjo e bën që qasja për mbështetje dhe ndihmë financiare të jetë përgjegjësi për të gjithë ata që në një apo mënyrë tjetër mund të kontribuojnë në këtë drejtim”,  ka nënvizuar veç të tjerash Reisul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi.“

Gjatë këtij eventi të rëndësishëm për të gjithë muslimanët e rajonit dhe më gjërë, Reisul Ulema pati 3 paraqitje përgjatë 4 ditëve sa dhe zgjati ky takim, të cilat ishin me interes për të gjithë pjesmarrësit, e kjo dëshmohet nga ovacionet e përjetuara në sallë përgjatë 3diskutimeve dhe debateve që i zhvilloi përgjatë Konferencës.

Me këtë rast, u shfrytëzuan mundësitë edhe për takime bilaterale në mes të përfaqësuesve pjesëmarrës nga bashkësitë fetare të vendeve ballkanike. Natyrisht, si takim më i frytshëm vlenë të veçohet ai i realizuar me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, i cili para Reisul Ulemasë u zotua se do të ofrojnë të gjitha përkrahjet material që xhamia e madhe në Shkup të ndërtohet sa më shpejt.

Në natën e fundit të Konferencës, gjatë fjalëve përmbyllëse të saj, Kryetari i BFI­së në RM, veç tjerash, falënderoi nga zemra nikoqorin dhe luti Allahun Fuqiplote që t’ju japë sukses në çdo pore të jetës, ftoi që takime të këtij karakteri vëllazërorë të jenë më të shpeshta. “Vetëm thellimi dhe bashkëpunimi i ndërsjellë institucional e bën më të begatshëm dhe më domethënës jetën institucionale në kuptim të të menaxhuarit efikas dhe krijimit të një ambienti të sigurt për funskionim normal të institucioneve fetare dhe jo vetëm”, ka theksuar efendi Rexhepi, në përmbyllje të Konferencës së 7 me radhë mbajtur në Edrene dhe organizuar nga Dijaneti i Turqisë.

10417708_822795004459375_5924107591721997264_n 10620281_829576740419328_8484866914589492035_o 10862428_829570687086600_1822643859514300365_o 10866249_829581513752184_1429035121303949696_o 10904447_829472590429743_331727388522422010_o 10906471_822185711186971_8269273350499777552_n 10917198_829574377086231_2452129030989457824_o 10931557_387687321408587_1228296766654447040_n

Comments are closed.