Veshmbathje për skamnorët

Aksion Humanitar i OH Hilal në Kërçovë
Organizata Humanitare Hilal e cila vepron në kuadër të Bashkësisë Fetare Islame në RM, të martën ndërmori një aksion humanitar në qytetin e Kërçovës me rrethinë, gjegjësisht në Muftininë e Kërçovës ku edhe funksionon dega e kësaj Organizate Humanitare Hilal.
Gjatë këtij aksioni i cili u ndërmor për hir të ditës së Israsë dhe Miraxhit, për skamnorët e këtij rajoni u bë shpërndarja e veshmbathje të reja të llojeve të ndryshme. Gjatë shpërndarjes së këtij kontingjenti të veshmbathjeve, të pranishëm ishin: Muftiu i Muftinisë së BFI – Kërçovë Murat ef. Huseini, Kryetari i Organizatës Humanitare Hilal Mustafa ef. Dauti, zëvendësdrejtori i Medresesë Isa Beu Zuhejr ef. Rexhepi, prej ku edhe u dhanë disa mesazhe dhe porosi ndaj të pranishmëve.
Me këtë rast Kryetari i OH Hilal mes tjerash falënderoi Myftiun e Kërçovës dhe xhematin për energjinë pozitive , angazhimin dhe respektin e tyre ndaj Oranizatës Humanitare Hilal dhe përkrahjen e mbështetjen që të njëjtit ia japin kësaj organizate.
“Duke parë aksionin e fundit, me plot bindje mund të konstatohet se dega e kësaj organizate në Kërçove po funksionon me kapacitet të plotë” shtoi Mustafa ef. Dauti, ndërsa nga ana tjetër, Muftiu Murat ef. Huseini deklaroi se OH Hilal gjithmonë do të ketë mbështetje në qytetin e Kërçovës me rrethinë, ndërsa aksionet e ngjashme do të jenë pjesë në vazhdimësi të kësaj muftinie.
    photo (2)     photo (5)      photo (6)

Comments are closed.