Vepra e ulemave për mëvetësin ishte e shenjtë

Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër manifeston 100 vjetorin e Pavarësis
Më 18 nëntor 2012 në Shliren-Cyrih, u mbajt manifestimi qendror nga Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër në krye me Rejhan ef.Neziri kushtuar 100 vjetorit të Pavarësisë.
Të pranishmit patën rastin të përcjellin pika të ndryshme, si lexim nga Kurani, ilahi, poezi, dramë dhe këngë nga nxënësit e disa xhamive tona përmes së cilave dëshmohej edhe puna e imamëve dhe kontributi që ata japin në ruajtjen dhe zhvillimin e vlerave tona, si besimin, gjuhën, kulturën, edukaten etj. Në këtë manifestim u mbajt edhe një ligjeratë nga Dr.Qani Nesimi mbi kontributin e ulemave në çështjen kombëtare.
Në këtë manifestim fjalë përshëndetëse kishin; Kryetari i UISHZ Rejhan ef. Neziri, Ambasadori Shqiptarë z. Mehmet Elezi, ai Kosovar, z. Naim Malaj dhe z. Ramadan Nazifi nga Maqedonia, më pastaj fjalë përshëndetëse kishte përfaqësuesi i Bashkësisë Islame të Kosovës h.Ekrem Simnica, Sekretari i Përgjithshëm i BFI-së h. Afrim ef. Tahiri dhe Koordinatori i BFI-së për Zvicër h.Sali Bajrami.
H. Afrimef. Tahiri në fjalën e tij përshëndetëse në emër të BFI dhe Reis ul Ulemasë, H. Sulejman ef.Rexhepi i përshëndeti organizatorët e manifestimit,imamët e qendrave, ambasadorët dhe të pranishmit.
Në prezentimin e  tij shpalosi veprimtarinë institucionale të BFI-së, ndërsa prej aktiviteteve aktuale që janë organizuar kushtuar 100 vjetorit me theks të veçantë përkujtoi Ekspozitën në të cilën ishin të prezentuara mbi 210 eksponate të nxjerrura nga hulumtimet disa vjeçare nga arkive të ndryshme nga disa shtete ballkanike.
Në këtë manifestim ef. Tahiri përmendi akademin solemne të BFI kushtuar Vitit të Ri- Hixhrij 1434 dhe pavarësisë së shtetit shqiptar në sallën Universale në Shkup, si dhe Simpoziumin shkencor kushtuar gjithashtu 100 vjetorit me temë “ Kontributi i ulemave në ngritjen e çështjes kombëtare”, më pastaj përmendi edhe Konferencën e mbajtur në shtator në Tiranë në organizim të tre bashkësive islame Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë. Ai më tej shtoi se ” Përse Ne festojmë këtë përvjetor gjegjësisht pavarësinë e Shqipërisë?! Përgjigjja është se: “ Po të mos ishte Shqiperia aq sa ishte, si dhe sa do të ishim ne shqiptarët jasht kufijve administrative të saj. Në anën tjetër, nëse nuk ishim edhe ne shqiptarët jasht kufijve administrativ të Shqipërisë, padyshim se edhe Shqipëria sdo ishte kjo që e kemi sot.”
Në pyetjen tonë lidhur me përshtypjet ef. Tahiri u përgjigj: ‘Krenohemi me diasporën tonë shumë aktive, me punën e palodhshme të imamëve tanë, ata dhanë kontributin e tyre të pamohueshëm kur ishte më se e nevojshme, ata ndihmuan në forma të ndryshme lirinë e shqipëtarëve që jetonin nën sundime të egra, ndihmojnë edhe sot zhvillimin e vendit. Edhe me këtë manifestim dëshmojnë se gjithnjë janë afër atdheut. Smë mbetet pos ti falenderoj për këtë që sot na prezentuan dhe të lus Allahun ti ndihmon në punë të mëtutjeshme.”

1 z.1 z.2 z.3 z.4 z.5

Comments are closed.