VENDIM

Numri: 1065 Ankara 17/10/2012
Me emrin e Allahut Mëshiruesit Mëshirbërësit
Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve, i Cili krijoi diellin dhe hënën për llogari. Përshëndetjet dhe selamet qofshin për Muhamedin a.s., i cili e largoi umetin e tij nga injoranca dhe analfabetizmi, duke e ngritur në shkallën më të lartë të shkencave dhe arteve në botë.
Vërtetimi i fillimit të muajve hënorë, në përcaktimin (takvimin) e kryesisë për çështje fetare, realizohet në varësi të vendimeve të Konferencës për pamjen e hënës, e mbajtur në Stamboll më 27-30/11/1978m.
Disa nene prej vendimeve të marra:
1. Thelbësorja është që hëna të shihet, pa marr parasysh, se shikimi është thjesht me sy (pa mjete) apo shikimi bëhet përmes mjeteve vrojtuese shkencore moderne.
2. Sipas mendimit të astronomëve, fillimi i muajit hënor të përcaktuar sipas llogarive, për të qenë i konfirmuar sipas sheriatit islam, duhet të mbështetet edhe në pamjen e hënës me sy (pa mjete) në horizont, dhe atë pa pengesë dhe pas perëndimit të diellit. Kjo pamje quhet “Shikim vendorur”
3. Për ta parë hënën, duhet plotësuar këto dy kushte esenciale:
a) Distanca e këndit të fituar mes diellit dhe hënës të mos jetë më pak se 8 (tetë) shkallë. Siç është e ditur, pamja e hënës fillon në distancën 7/8 shkallë. Janë pajtuar mendimet e të gjithëve se shkalla 8 (tetë) është thelbësorja.
b) Këndi i fituar nga ngritja e hënës nga horizonti gjatë perëndimit të diellit të mos jetë më pak se 5 (pesë) shkallë. Në bazë të kësaj, mund të realizohet pamja e hënës së re me sy (pa mjete).
4. Nuk kushtëzohet që shikimi i hënës së re të bëhet vetëm nga një vend i caktuar. Dispozita e fillimit të muajit mbështetet në mundshmërinë e shikimit të hënës së re në çdo vend të rruzullit tokësor.
Sipas këtyre vendimeve është formuar parimi i vërtetimit të fillimit të muajit hënor, pra me pamjen e hënës së re, kudo qoftë ajo në mbarë rruzullin tokësor. Andaj kryesia e çështjeve fetare turke llogaritjet e saj i ka mbështetur në këto bazamente.
Në bazë të llogaritjeve të cilat i ka realizuar Kryesia me observatorin e austronomisë në Kandeli, hëna e re e muajit Dhulhixhe për vitin 1433 h, pas mbledhjes së realizuar e cila i plotëson kushtet e cituara më lart, vërteton se është bërë shikimi i hënës së re në orën 1:20 pas mesnate, sipas orës botërore, dhe atë në këto vende:
1. Në Oqeanin e Qetë, për datën 15/10/2012 dielli ka perënduar në orën 21:20 të mbrëmjes, kurse hëna ka perënduar në orën 22:44. Në jug të kontinentit të Antarktikut dhe në jug të Amerikës Latine, e cila bie në meridianin e jugut 69 shkallë, 20 minuta dhe 44,952 sekonda, dhe në meridianin e perëndimit 86 shkallë, 17 minuta dhe 56,58 sekonda.
2. Gjithashtu, në Oqeanin e Qetë dhe në fillim të kontinentit të Amerikës së Jugut, me datë 15/10/2012 m dielli perëndoi në orën 18:20 sipas orës vendore, kurse hëna perëndoi në orën 18:58. Ky vend bie në meridianin jugor me 36 shkallë, 51 minuta dhe 56,38 sekonda, dhe mes meridianit perëndimor me 105 shkallë, 51 minuta dhe 48,528.
3. Po ashtu, në Oqeanin e Qetë, pranë Perusë dhe Ekuadorit, me datë 15/10/2012m dielli perëndoi në orën 18:20, kurse hëna në orën 18:45 sipas orës vendore. Këto bien pranë meridianit jugor me 4 shkallë, 23 minuta dhe 7,836 sekonda, dhe mes meridianit perëndimor me 112 shkallë, 11 minuta dhe 12,372 sekonda.
Kur fillon të shihet hëna e re për herën e parë në viset e përmendura më lartë, në atë kohë ende nuk ka mbërritur koha e sabahut në Turqi e as në Mekë. Prandaj, pjesa e fundit e natës në të cilën është parë hëna e re e prekën edhe Turqinë, d.m.th. edhe Turqinë e përfshin nata në të cilën është parë hëna sipas sheriatit islam dhe sipas rregullave të fik’hut, të cilat e përcaktojnë fillimin e natës së muajit të Dhulhixhes.
Në dritën e këtyre të dhënave, dita e martë, që përputhet me datën 16/10/2012, është dita e parë e muajit Dhulhixhe për vitin 1433 h, kurse dita e enjte, që përputhet me 25/10/2012m, është dita e parë e Kurban Bajramit të bekuar.
Kryesia më e lartë për çështje fetare, në kryesinë e çështjeve fetare turke

KOMUNIKATA E TRI BASHKESIVE ISLAME teksti arabisht 1 teksti arabisht 2

Comments are closed.