Bashkësia Fetare Islame në Republiken e Maqedonisë së Veriut
Bashkësia Fetare Islame e Republiken së Maqedonisë së Veriut

Vendim Gjyqësor kundër mashtruesit të muslimanëve(Foto)

Vendim Gjyqësor kundër mashtruesit të muslimanëve

Skender Buzakut i “merret” titulli Reisi Formal-Juridik

Të enjten me datë 3 Tetor 2019, Gjyqi i Apelit Shkup, vendosi pozitivisht për ankesën e Bashkësisë Fetare Islame kundër vedimit gjyqësor me të cilin Skender Buzaku duke përdorur material të falsifikuara kishte arritur të emërtohej Reis Formal Juridik. Kjo gjykatë ka hedhur poshtë pretendimet e pabaza të Buzakut, i cili u vetë shpall Kryetar i BFI, me ç’rast edhe është shfuqizuar vendimi i cili atij i jepte emërtimin Reis Formal Juridik. Duke konstatuar se ai vendim ishte marrë në shumë rrethana të paqarta si dhe në shumë kundërshtime me Kushtetutën e BFI të RMV, me ç’rast personi Skender Buzaku në shumë raste nuk i plotëson kushtet për të qenë Reisul Ulema, për shembull sipas nenit 40 të Kushtetutës së BFI, por edhe shumë argumenteve të tjera të cilat dolën në sipërfaqe, prandaj Gjyqi i Apelit vendosi që ta pranojë ankesën e BFI-së dhe Reisit Aktual të BFI H. Sulejman ef. Rexhepit, me ç’rast u vendos që për zgjidhjen e këtij problemi të praktikohet vendimi ligjor duke përdorur Nenin 17 Alineja 2 nga Ligji për kishat, bashkësinë fetare dhe grupet religjioze, si dhe sipas kushteve të Kushtetutës së BFI në RMV.
Sidoqoftë, BFI, Kryetari i BFI dhe gjithë myftinjtë emrat e të cilëve janë keqpërdorur nga Skender Buzaku dhe Pllumi Veliu, kanë ngritur padi kundër këtyre dy mashtruesve, të cilët kohën e fundit popërdoren si zhvatës të BFI nga qarqe tashmë të njohura për opinionin e gjerë në vend.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, Abonohu tani.

Ju gjithashtu mund të lexoni