Më 29.09.2011 Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Reis ul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi, në zyrën e tij, priti Kampionët e Evropës në boks gjegjësisht vëllezërit Nuri dhe Sefer Seferi.
Resi ul Ulema fillimisht ua uroi fitoren e re para disa ditëve të zhvilluar në Gostivar, ku Nuri Seferi e mbrojti me sukses titullin e Kampionit të Evropës në kategorinë WBO, ndërsa Sefer Seferi në kategorinë PBU. “ Neve jemi krenar me këta dy sportistë të suksesshëm që po na sjellin vetëm suksese dhe fitore të reja nga meçi në meç. Andaj këta janë krenaria e popullit tonë , trojeve tona dhe fesë tonë. Vëllezërit Seferi rrjedhin nga një familje muslimane ku kontribouti i tyre ka qenë prezent në të kaluarën, por gjithashtu edhe tani në atdhe dhe disaporë. Mbi të gjitha kemi të bëjm me dy kampion që gjithandej po bëjnë të na njohë e mbarë bota. Me këtë rast do të përkujtoj edhe një herë fitoret e vëllezërve të cilët kësaj rradhe me të vërtetë i gjunjëzuan kundërshtarët e tyre si kampion- tha Resi ul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi në prani të mediave.
Kreu i BFI-së, Reis ul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi u dhuroi nga një një kornizë vëllezërve Seferi dhe menaxherit të tyre z. Islam Shaqiri, dhuratë e cila është ekskluzive e Bashkësisë Fetare Islame në R.M.
Comments are closed.