VËLLEZËRIT RAMADANI ME PROJEKTE GJIGANTE NË ITALI

Gjatë vizitës së Qendrës Islamike në Casaloldo, delegacioni i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, i kryesuar nga Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai dhe i shoqëruar nga Muftiu i Muftinisë së Strugës Mr. Salim ef. Sulejmani si dhe Drejtorin për Diasporë Dr. Selver ef Xhemaili, shfrytëzuam rastin që gjatë qëndrimit në këtë qytet të vizitojnë Ndërmarrjen e madhe “ZECCA S.r.l.” të Vëllezërve Ramadani nga Patishka Reka e Shkupit, ndërmarrje kjo për projekte të mëdha të përçuesve të rrymës.
Vëllezërit Enveri, Azemi dhe Hasani janë një familje shumë e suksesshme me rezultate gjigante në Itali ku ndërmarrja e tyre realizon projekte të mëdha në të gjithë Italinë. Gjatë vizitës, Z. Azem Ramadani në detale shpjegoi se si funksionon kjo ndërmarrje e madhe dhe punëson mbi 200 punëtorë profesional.
Kryetari i BFI, në emër të delegacionit i shprehu urime të përzemërta me lutje tek Allahu Fuqiplotë që tu japi suksese në veprimtarinë e tyre. Familja Ramadani është një donator i njohur në sferën fetare dhe kombëtare. Ishte kënaqësi që nga afër të shihet veprimtaria e mërgatës tonë. Zoti i bekoftë.

Comments are closed.