Vazhdon në Shkup aksioni humanitar i OH “HILAL”
Ka vazhduar plani aksional i OH HILAL me rastin e shpërndarjes së ndihmave humanitare përgjatë ditëve të Muajit të Ramazanit. Kësaj radhe, përmes Myftiut të Shkupit, H. Rexhep Jusufi, në territorin e kësaj Myftinie janë shpërndarë 500 pako me artikuj ushqimor dhe higjienik.
“Falë angazhimit vetëmohues të kryetarit të OH “HILAL”, Mustafa ef. Dautit, i cili për së dyti herë i rikthye Myftinisë sonë, ne kësaj radhe pranuam 100 pako nga Kompania ushqimore VITAMINKA dhe 400 pako të siguruara nga Organizata RAF e Katarit. Në territorin e Myftinisë sonë jetojnë si në asnjë vend tjetër aq shumë skamnorë e hallexhinjë, të cilët mezi presin një ndihmë të vogël. Efendi Dauti, po jep kontribut të pamohueshëm në tejkalimin e problemeve që i ka kjo kategori e shoqërisë sonë. Ne, falë këshillave të xhemateve tona, tashmë kemi listën e hartuar me raste të cilët kanë nevojë urgjente për ndihmë. Në mënyrë shumë trasnparente do ta shpërndajmë edhe këtë herë këtë ndihmë që po na e jep OH “HILAL”, ka theksuar veç të tjerash, Myftiu i Myftinisë së Shkupit, H. Rexhep ef. Jusufi.
Shpërndarja e kësaj ndihme është përcjellë edhe nga mediat e vendit, para të cilëve krytari i OH “HILAL”, Mustafa ef. Dauti, ka shprehur falënderime të sinqerta për përfaqësuesin e VITAMINKA e cila posedon edhe Certifikat HALAL nga Agjencioni për Halal Standard pranë Bashkësis Fetare Islame, z. Gjure Siljanoski, Kompani kjo e cila nuk harron që çdo vit, me rastin e Muajit të agjërimit, të donojë deri në “HILAL” ndihma me produkte të Kompanisë të cilat shpërndahen në mënyrë shumë transparente. Po ashtu, z. Dauti ka përshendetur edhe Organizatën RAF nga Katari e cila ka donuar një kontigjent të konsiderueshëm ndihmash për nevojtarët e vendit. “Zoti ua shpërbleftë me të mira të gjithë atyreve që na donojnë ndihma të cilat, përmes ekipeve tona operative i shpërndajmë në çdo vend, në çdo shtëpi, familje e person që janë evidentuar në listat e hartuara nga këshillet e xhemateve anekënd vendit. Është një ndjenjë e veçantë, të cilën unë çdo ditë e përjetoj në terren, kur ia dhuron një pako hallexhiut dhe kur sheh se si shkëndia kënaqësie shpërthejnë prej syve të tij. Më duhet të theksoj që, kjo kënaqësi nuk arrihet pa ndihmën dhe përkrahjen e parezervë të Reisul Ulemasë së BFI, H. Sulejman ef. Rexdhepit. Asnjë gjë nuk humbet nëse ndihmohet një i varfër, përkundrazi, fiton kënaqësi shpirti i tij si dhe sevape ai që ndihmon. Nuk ka vepër më të pëlqyeshme se sa ndihma për hirë të Zotit”, ka theksuar kryetari i OH “HILAL”, Mustafa ef. Dauti.
Comments are closed.