VAZHDOJNË AKTIVITETET E BFI-SË NË ZVICËR

Delegacioni i BFI-së i përbërë nga drejtori për diasporë Dr. Selver Xhemaili dhe drejtori i sektorit për shkencë dhe kulturë Musanif ef.Rufati vazhdojnë me aktivitetet e tyre në qendrat islame shqiptare në Zvicër. Më 12.03.2023 delegacioni ynë qëndroi në mesin e besimtarëve shqiptarë duke ligjëruar dhe përcjellur mesazhe edhe nga vendëlindja gjegjësisht nga BFI dhe kryetari i saj Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai.
Dr. Selver Xhemaili ligjëroi në qendrën “Shoqata dhe Qendra kulturore ” Drita” në Moudon. Ndërsa Musanif ef. Rufati ligjëroi para xhematit të “Shoqatës Kulturore Muslimane të Payernit”.
delegacioni ynë falenderon të gjithë besmitarët për mikëpritjen e ngrohtë, në veçanti Emin ef. Mersimin dhe h. Mehdi Shahinin për angazhimin dhe organizimin e mrekullueshëm.

Comments are closed.