Vakëfet dhe gjurmët Osmane në Ballkan
Nga 9 – 11 Maj 2012 në Stamboll të Turqisë u mbajt simpozium kushtuar qytetërimit të Vakëfit në Ballkan me temë: “ Vakëfet dhe gjurmët Osmane në Ballkan”.
Ky simpozium u organizua nga Drejtoria e Vakëfit të Turqisë e cila është në kuadër të Qeverisë të R. Turqisë. Në këtë simpozium që kishte karakter rajonal në të cilin morrën pjesë përfaqësues nga të gjitha shtetet Ballkanike.
Bashkësia Fetare Islame e R.M-së ishte e përfaqësuar nga Dr. Abas Jahja dhe Mr. Lutfi Nexhipi të cilët morën pjesë me kumtesën e titulluar: “Gjendja e Vakëfit në Maqedoni”
Temat të cilat u diskutuan në këtë simpozium ishin Vakëfet Osmane në Ballkan dhe funksionet sociale, kulturore dhe ekonomike sot, statusi i vakëfit në të drejtën ndërkombëtare, perspektivat dhe aplikimet, bazat e dokumenteve ligjore mbi themelet e vakëfeve osmane, dhe vakëfet osmane në shtetet Ballkanike lidhur me legjislacionin dhe zgjidhjet ligjore.
Prev Post
Comments are closed.