Drejtuar Qendrave tona Islame ne Diaspore Urimi me rastin e muajt të Ramazanit

DIJASPORA RAMAZAN (1) “Muaji i Ramazanit është ai, në të cilin ka zbritur Kurani, që është udhërrëfyes për njerëzit, plot me shenja të qarta për rrugën e drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton këtë muaj, le të agjëroj…” ( Suretul Bekare: 185)

Vëllezër dhe motra,

Kemi nder dhe kënaqësi të veçantë që me rastin e ardhjes së muajit të bekuar të agjërimit, i cili sipas kalendarit Islamik për vitin 2014 fillon më 28 qershor (e shtunë), Juve dhe përmes Jush të gjithë besimtarëve t’ua uroj muajin e Madhërishëm të agjërimit, me shpresë që ky muaj të ripërtërijë besimin, mendimin, shoqërinë islame dhe konceptin e unitetit të mbarë myslimanëve anembanë globit!

Me këtë rast nuk mund që të mos e përmendim kontributin tuaj të çmuar që do ta jepni gjatë këtij muaj, për institucionet arsimore të BFI-së, respektivisht, Medresesë Isa Beu e cila tanimë funkcionon me katër dega të shtrira e me 27 klasa, dhe Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup, për të cilën gjë edhe njëherë Ju shprehim falenderimet tona të përzemërta. Insitucionet arsimore islame në vendlindje, për ta vazhduar misionin e tyre të shenjtë, edhe më tejë presin kontributet tuaja fetare siç është Sadekatul-fitri dhe Zeqati.

Në fund, të gjithë besimtarëve të besimit islam, ua uroj muajin e adhurimit dhe përkushtimit ndaj Allahut, duke iu dëshiruar agjërim të lehtë, shëndet, mbarësi dhe begati në familjet tuaja! Përgjithmonë Qoftë mbi ju Bekimi dhe Mëshira e Pashterrshme e Allahut Fuqiplotë.

Ju qoftë për hajr Muaji i Madhërishëm i Ramazanit!

Me shumë kënaqësi dhe respekt,    Reisul-Ulema i BFI-së

H. Sulejman ef. Rexhepi

Comments are closed.