Urimi i festës së Kurban Bajramit
Të nderuar vëllezër dhe motra besimtarë!
Uroj që këto ditë festive të Kurban Bajramit të shprehim dashuri dhe afërsi ndaj familjes, miqëve dhe fqinjëve, të respektojmë dallimet ndërshoqërore dhe ndërkulturore. Gjatë këtyre ditëve të shtrijmë dorën e ndihmës dhe humanizmit ndaj gjithë atyre që kanë nevojë për ne.
Në emër të Bashkësisë Fetare Islame, në emër të të gjitha institucioneve të saja dhe në emrin tim personal juve vëllezër dhe motra besimtarë ua urojë festen e Kurban Bajramit, duke e lutur Allahun Fuqiplotë që të pranon sakrificën dhe adhurimin tonë të cilën e bëjmë për hirë të Tij, me dëshirën që në trojet tona të mbretërojë paqja, dashuria dhe afërsia ndërvëllazërore!
Nga vendet e shenjta ju përcjellim bekimin e Allahut deri tek ju në atdhe, diasporë dhe mbarë muslimanët gjithandej ku jetojnë!
Urime festa e Kurban Bajramit!
Reis ul Ulema i BFI-së në RM
H. Sulejman Ef. Rexhepi
Prev Post
Next Post
Comments are closed.