Urime Fitër Bajramin gjithë popullit myslimanë në vendlindje dhe diasporë

487957_10200475635160571_291982361_nMë 8 gusht 2013, besimtarët muslimane të Maqedonisë kremtuan festën madhështore të Fitër Bajramit. Manifestimi kryesor u mbajt në Xhaminë e re të fshatit Çellopek të Tetovës. Në manifestimin qendror të Fitër Bjramit morri pjesë Reis ul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, Sekretari i Përgjithshëm, Afrim ef. Tahiri, myfti të myftinive të BFI-së, Dekani i FSHI-së, Doc. Dr. Fahrudin EBIBI, Drejtori i Medresesë Isa Beu- Shkup, Prof. Ibrahim Idrizi, Kryetari i Komunës së Bërvebicës, z. Enver Pajaziti, kryetari i OH Hilal, profesorë, qytetarë akademik dhe besimtarë të shumtë.
Pas faljes së namazit të Sabahut, udhëheqësi i programit Abaz Islami bëri hyrjen e manifestimit duke iu dëshiruar mirëseardhje të gjithëve në xhami si dhe gjithë atyre që ndjeknin drejtpërdrejtë manifestimin në Kanalin e Dytë në gjuhën shqipe të Televizionit të Maqedonisë- Shkup përmes rrjetit toksor dhe atij satelitor, si dhe drejtëpërdrejt përmes valëve të Radio Shkupit.
Pas prezantimit të programit në fjalë, u kënduan ilahi dhe ashere të realizuar nga kori i BFI të udhëhequr nga Drejtori i Sektorit për Kulturë pranë Riasetit të Bashkësisë Fetare Islame, Dr. Abas Jahja.
Me përfundimin e programit këndues nga kori i BFI-së, udhëheqësi i manifestimit të Bajramit, Abaz Islami, ftoi kryetarin e BFI-së, Reis ul Ulemanë që të merrë fjalën e rastit lidhur me lëshimin në përdorim të xhamisë së re të fshatit Çellopek. Në fjalën e tij të rastit ef. Rexhepi mes tjerash përshëndeti të pranishmit dhe uroi si në emër të Bashkësisë Fetare Islame, në emër të të gjitha institucioneve të saja, po ashtu dhe në emrin e tij personal mbarë besimtarët në vendlindje dhe diasporë festën e Fitër Bajramit. Përgëzoi qytetarët e Çellopekut për xhaminë e re si dhe shprehi lavdata për punën e tyre dhe sakrificën e madhe që kanë bërë me ndërtimin e asaj xhami të bukur. Ai mes tjerash potencoi ajetin Kuranor, se xhamitë i ndërtojnë, meremetojnë dhe i ngrtin vetëm ata që kanë besim të patundshëm në Krijuesin e botërave, Allahun Fuqiplotë.” “Xhamitë në shoqërinë tonë kanë luajtur dhe do të luajn rol të madhë në ruajtjen e vlerave tona kombëtare dhe fetare, në ngritjen e vetëdijes dhe edukimin e popullit mysliman. Ndjehem i shqetësuar kur të tjerët shpifin dhe deklarojnë se xhamitë i ndërtojmë me mjete të huaja dhe donacione jashtë vendit. U bëjmë me dije se myslimanët e këtij vendi gjithnjë i kanë ndërtuar xhamitë me mjete të tyre, ato janë ngritur me para të këtij populli që janë të gatshëm gjithçka që kanë bile edhe paranë e fundit ta japin dhe harxhojnë në rrugë dhe për hirë të Allahut xh.sh.”, ndërsa më tej vazhdoi duke thënë: “ Po përcjell edhe një herë një urat tërë popullit myslimanë kudo që gjenden qofshin në vendlindje apo në Diasporë, sepse populli ynë ndodhet kudo nëpër botë. Prandaj të nderuar vëllezër, të gjithë myslimanëve të këtij nën qielli dhe më gjërë, ju uroj festën, duke ju dëshiruar shëndet, forcë energji disponim të mirë që vetëm me punë dhe vepra të mira të ecim përpara ta demonstrojmë tolerancën tonë për bashkëjetesë me të gjithë ata që jetojnë në këtë nën qiell. Edhe ne jetojmë në nën qiellin tonë, në vatanin dhe shtetin tonë dhe askush nuk mundet ndryshe të na trajton sepse nuk do pranojmë sepse ne nuk jemi ardhacakë, sepse jemi bijtë e këtij vendi – autoktonë në Republikën e Maqedonisë. Allahu e ndihmoftë këtë popull dhe gjithnjë pafshim përkrahjen e Allahut”, tha Sulejman Efendi Rexhepi, Kryetar i BFIM.”- shtoi ef. Rexhepi. Faljen e namazit të Bajramit e bëri Myftiu i Gostivarit, hfz. Shaqir ef. Fetahu, hutben si zakonisht realizohet nga medresantët e Isa Beut, ndërsa duaja u realizua nga Myftiu i Tetovës, h. Alifikri ef. Esati.
Gjithashtu, pas ceremonisë së faljes së namazi të Bajramit në selinë e BFI-së, kreun e këtij institucioni të lartë fetar e vizituan delegacione të ndryshëm të cilët uruan Reis ul Ulemanë, ef. Rexhepi dhe mbarë besimtarët e këtij vendi.
Ndër mysafirët që vizituan këtë institucion ishin: ambasadori i Kosovës Ylber Hysa, delegacioni i Komisionit për Çështje Ndërfetare në krye me drejtoreshën Valentina Bozhinovska, Zv. Kryeministri, z. Musa Xhaferi i shoqëruar nga Zëdhënësi i Qeverisë së RM, z. Muhamed Hoxha dhe nga shefi i kabinetit të Ahmetit, Artan Grubi, si dhe deputeti i Partisë Demokratike Shqiptare, Bekim Fazliu.
“I urojmë të gjithë besimtarëve, këtu në Republikën e Maqedonisë dhe gjithkund këtë festë të Fitër Bajramit, dëshirojmë që të ketë më shumë harmoni, bashkim dhe pajtime mes besimtarëve dhe shpresoj që të ketë më tepër solidaritet që të përballohen krizat sociale me të cilat mund të ballafaqohen familjet”, tha Musa Xhaferri, zv/kryeministër.
“Isha këtu si përfaqësues i shtetit të Kosovës të uroj të parin e Bashkësisë Islame në Maqedoni për këtë festë të madhe, duke i dëshiruar atij dhe përmes tij të gjithë besimtarëve myslimanë në Maqedoni një festë me tolerancë, pajtim dhe suksese”, deklaroi Ylber Hysa, ambasador i Kosovës.
Poashtu, gjatë ditës së parë të Bajramit, në zyrat e Rijasetit kanë arritur mesazhe të shumta dhe urime nga diaspora dhe nga vendi, ndër të cilat nga Kryetari i Shtetit, Kryeministri, Kryeparlamentari, kryetarë të partive politike, nga Kori diplomatik këtu në vend.

944623_10200407022482923_970655432_n 954780_10200407023082938_1014423260_n 1098160_10200407023442947_1596129192_n 1095024_10200407024922984_729943034_n 1173878_10200407023722954_1105792028_n 1150385_10200407056043762_2109324379_n     554959_10200407057243792_665846817_n 526320_10200407056483773_1085415931_n 12983_10200407024522974_778630437_n

Comments are closed.