Urime dita e themelimit të Universitetit të Tetovës
Urime 17 Shkurtin, Ditën e themelimit të Universitetit të Tetovës (Universiteti Shtetëror i Tetovës), të gjithë drejtuesve, profesorëve, studentëve dhe atyre që kontribuuan sado pak për të kthyer atë ëndër të kamotshme në realitet.
Të freskëta janë akoma kujtimet e asaj dite, kur si sot, 27 vite më parë, filluan ligjëratat e para shqip, në Universitetin e parë shqiptar në Maqedoni. Që të gjithë, me vetëdije të lartë, i madh dhe i vogël kontribuuam në ngritjen e një tempulli të shenjtë të diturisë për një të ardhme më të ndritur të brezave të ardhshme.
Arsimi është leva që e ngre njeriun në lartësinë e detyrës, profesionit dhe shkencës, duke e aftësuar atë që të jetë në gjendje tu përgjigjet me sukses sfidave të kohës dhe si të tillë duhet ta ruajmë si dritën e syve.
Andaj, Urime dhe qoftë e bekuar kjo ditë dhe të gjithë ata që kontribuojnë në edukimin dhe arsimimin e breznave të rinj.
Reisul Ulema i BFI të RMV
H. Hfz. Shaqir ef. Fetai
Prev Post
Next Post
Comments are closed.