Urime Dita e Alfabetit

Gjuha është ajo që formon mënyrën se si mendojmë dhe përcakton se për çfarë mund të mendojmë, ndërsa shkrimi i vulos ato mendime për shekujt që do të vijnë.
Duke qenë në prag të 22 Nëntorit, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, dua t’ju përkujtoj se kjo është njëra prej ditëve më të rëndësishme për kombin shqiptar dhe gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, prandaj shpresojmë që kjo ditë të jetë ditë e bashkimit, përkujtimit dhe nxitjes për dituri, zhvillim dhe avancim të gjithëmbarshëm kombëtar.
Unifikimi i alfabetit të gjuhës shqipe, vulosi përgjithmonë bashkimin shpirtëror dhe kulturor të shqiptarëve kudo që jetojnë nëpër botë.
Prandaj, në këtë ditë të madhe për gjuhën, historinë dhe kulturën kombëtare shqiptare, në emrin Tim personal dhe në emër të Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, urime të përzemërta për të gjithë shqiptarët!
Zoti ju bekoftë!
H. Hfz. Shaqir ef. Fetai

Comments are closed.