Urime 27 vjetori i Universitetit të Tetovës

Kam kënaqësinë që në emrin tim personal dhe në emër të Bashkësisë Fetare Islame, t’i uroj Rektoratin e UT-së dhe stafin edukativo-arsimor bashkë me studentët dhe të gjithë arsimdashësit 27 vjetorin e themelimit të Universitetit të Tetovës, vatrës së dijes, shkencës, kulturës dhe edukimit të brezave të rij në vendit tonë e më gjerë.
17 Dhjetori është një ngjarje e veçantë për popullin shqiptar që jeton në Maqedoninë e Veriut, për profesorët, studentët dhe gjithë intelektualët. Prandaj këto urata më shumë u shkojnë atyre që sakrifikuar gjithçka për këtë ditë, atyre që u radhitën në vijat e para të themelimit dhe u bënë digë në mbrojtjen e ardhmërisë së rinisë tonë – studentëve, atyre që kanë mbaruar, atyre që vazhdojnë me studimet dhe atyre që në të ardhmen do të studiojnë në Universitetin e Tetovës.
Urime dhe Zoti e bekoftë Universitetin
Reisul Ulema i BFI në RMV
H. Hfz. Shaqir ef. Fetai

Comments are closed.