[:al]Urim: Ushtria-siguri dhe forcë e re për Kosovën [:]

[:al]

-Presidentit të Kosovës, z. Hashim Thaqi
– Kryeministrit të Kosovës, z. Ramush Haradinaj
– Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, z. Kadri Veseli
– Ministër i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, z. Rrustem Berisha
– Komandantit, Gjeneral-lajtënant Rrahman Rama
Ushtria-siguri dhe forcë e re për Kosovën
Më gëzoi, sikur edhe çdo shqiptar tjetër, votimi i Projektligjeve në Kuvendin e Kosovës për transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në Ushtri.
Ky moment shënon realizimin e dëshirave të kahmotshme të të gjithë neve për të përjetuar këtë hap të rëndësishëm që Kosovës tonë do i sjellë gjithsesi më shumë siguri dhe më shumë forcë.
Më gëzoi poashtu edhe uniteti politik i cili u dëshmua në Kuvendin e Kosovës dhe që tregoi se interesi i përgjithshëm, sikur gjithmonë, I mbisundoi interesat individuale e partiake.
Urime, Ushtri e Kosovës, Allahu të dhashtë guxim, forcë dhe nderë
Reisul Ulema i BFIM
h. Sulejman ef. Rexhepi

[:]

Comments are closed.