[:al]Urim me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës[:]

[:al]10 vite përpjekje për shtetbërje! 10 vite për t’i sendërtuar të gjitha ato përpjekje dhe ideale sublime që nga copëtimet e trojeve etnike e deri në çlirimin e Kosovës.
Urime Kosovë! Sot festojmë një decenie shtetësi të Kosovës. Le të festojmë e le t’i gëzohemi kësaj ngjarje jetike për kombin tonë. Dhjetë vite ngritje në përjetësi të çdo pike gjaku, të çdo pike djerse të derdhur për Kosovën.
Me këtë 10 vjetor të pavarësisë së Kosovës populli shqiptar fuqishëm ka dëshmuar se është në gjendje të krijoj shtet, të ndërtoj shoqëri model për shtetet e tjera të rajonit. Dhjetë vjet e përkrahur dhe e ndihmuar nga shtetet më të fuqishme të botës. Kosova kurrë nuk ka qenë kaq e gëzuar! Gëzohu Kosovë, sepse sot je një vlerë e padiskutueshme e civilizimit perëndimor.
Në kë dhjetëvjetor shoqëria shqiptare e Kosovës do t’i analizojë të arriturat, sukseset por dhe dështimet për këtë decenie, me të vemtin qëllim që në decenien e dytë të hyjmë me një synim që t’i shumëfishojmë përpjekjet si shoqëri shqiptare dhe të futemi në gjirin e familjes europiane e nën ombrellën paqësore dhe të sigurisë të NATO-s. Kosova dhe shoqëria shqiptare ka vetëm këtë synim!
Gëzuar Kosovë 10 vjetorin e Pavarësisë. Paç bekimin dhe ndihmën e Zotit Fuqiplotë në hapërimin tënd drejt fuqizimit të shtetësisë me qëllim të bashkërendimit të vlerave kombëtare me ato perëndimore.
Gëzuar shqiptarë, kudoqofshit, gëzuar dhe të festojmë të bashkuar e të lumtur për Kosovën e lirë e të ngritur mbi themelet ku u bënë kurban të idealit bijtë dhe bijat më të vyeshëm të Kombit.
Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti e bekoftë popullin shqiptar!
Reisul Ulama i BFI
H. Sulejman ef. Rexhepi[:]

Comments are closed.