[:al]Urim për 28 Nëntorin[:]

[:al]28 Nëntori – Dita e Flamurit, është festa që bashkon shqiptarët anë e mbanë botës, është festa që shqiptarët i bën një. Gjatë të kaluarës së vështirë, shqiptarët arritën që denjësisht të mbrojnë kombin e tyre dhe gjakun e të parëve tanë. Ne jemi ndër popujt e rallë, autokton, që jetojmë të grimcuar në shtete rreth e qark shtetit amë, jemi shembull në botë kur bëhet fjalë për tolerancën ndërfetare, jemi gegë e toskë, jemi shqiptarë që na bashkon një gjuhë, një flamur, një gjak.
Në emrin tim personal si dhe të Rijasetit të BFI në RM, dua t’ia përcjell çdo shqiptari urimet më të përzemërta me rastin e 105 vjetorit të Pavarësisë, Ditës së Flamurit, me dëshirën që të jetojmë përherë të bashkuar, në harmoni me njëri tjetrin, duke kujtuar me krenari të kaluarën, duke mbrojtur të tashmen, dhe duke ndihmuar të ardhmen.
Zoti e bekoft Shqipërinë, Flamurin Kombëtar dhe popullin Shqiptar!

Reisul Ulema i BFI
H. Sulejman Rexhepi[:]

Comments are closed.