Urim me rastin e Ditës së Bedrit

Urim me rastin e Ditës së Bedrit

Me rastin e Ditës së Bedrit, betejës që shënon njërën nga ngjarjet vendimtare në historinë Islame, në emrin tim personal dhe në emër të BFI në RMV, shpreh urimet e mia më të përzemërta të gjithë besimtarëve muslimanë.
Duke e kremtuar këtë datë të veçantë, po irikthehem fjalëve të Pejgamberit tonë Muhamedit s.a.v.s. i cili ashabëve të vetë ju kishte drejtuar përprpara betejës së lavdishme të Bedrit:” Po ju nxis dhe po kërkoj nga ju atë për të cilën Allahu ju ka nxitur dhe e ka kërkuar nga ju, po ua ndaloj atë që Ai u aka ndaluar!”
Sot, kur po përkujtojmë këtë fitore të madhe të cilën e ka udhëhequr Muhamedi a.s. ne duhet të përkujtojmë edhe faktin se misioni i tij në këtë botë nuk ka qenë gjakderdhja, ai për mision ka pasur përhapjen e besimit, dashurisë dhe tolerancës mes njerëzve, mision ky i urdhëruar nga Allahu xh.sh.,mision ky që është esenca e Islamit.
Ju qoftë e gëzuar kjo ditë dhe u kremtoftë sa të jetë jeta. Pejgamberi ynë, duke u kthyer nga Bedri, kishte thënë se ai dhe ushtria e tij po ktheheshin nga një betejë e vogël në një betejë të madhe, në betejën me vetvehten. Uroj që të gjithë ne të mos harojmë se beteja me vetvehten është beteja më e rëndësishme , është betejë e cila na përcakton të gjithëve si njerëz humanë, të drejtë e miqësor,na përcakton si besimtarë të denjë të Islamit.
Reisul Ulema i BFI së
h. Sulejman ef. Rexhepi

Comments are closed.