[:al]Urim: Jetoftë përherë Universiteti i Tetovës[:]

[:al]

Kam nderin dhe kënaqësinë që në emrin tim personal, të Bashkësisë Islame të Maqedonisë dhe të gjithë besimtarëve muslimanë, t’ua uroj njëzetekatër vjetorin e themelimit të Universitetit Shtetëror të Tetovës.

Tërë stafit akademik të Universitetit dhe të gjithë studentëve të tijë ju dëshirojmë që këtë vatër të arsimit dhe të edukimit shqip, me angazhimin dhe përpjekjet e vazhdueshme t’a shpiejnë drejtë majave studiuese dhe shkencore evropiane.

Bashkësia Islame e Maqedonisë, sikurse në kohët e themelimit të kësaj vatre të krenarisë tonë, do vazhdojë  me kontributin e vetë të pakursyer  dhe me përkrahjen që Universiteti i Tetovës e meriton sepse tani më ai është shndëruar në një fidanishte të vërtetë nga e cila po mbijnë kuadro që janë garancë e prosperitetit të popullit tonë.

Allahu i Madhërishëm qoftë përherë me ju.

Reisul Ulema i BFI

Sulejman ef. Rexhepi

[:]

Comments are closed.