URIM BAJRAMI DHE NJOFTIM PËR RIKTHIMIN E AJA SOFIAS NË XHAMI

URIM BAJRAMI DHE NJOFTIM PËR RIKTHIMIN E AJA SOFIAS NË XHAMI NGA KRYETARI I DIJANETIT TË REPUBLIKËS SË TURQISË PËR REISU’L ULEMANË HFZ. SHAQIR EF. FETAHU
Kryetari i Dijanetit të Republikës së Turqisë, prof. dr. Ali Erbash, i ka dërguar u.d. Reisu’l Ulema hfz.Shaqir ef. Fetahut një shkresë zyrtare në të cilën shpreh urimet e tija të përzemërta për festën e Kurban Bajramit të cilën muslimanët priten ta festojnë të premten e ardhshme, më 31 korrik 2020.
Kryetari i Dijanetit, këtë urim me rastin e Kurban Bajramit e shoqëroi me lajmin e gëzueshëm të rikthimit të funksionimit të Aja Sofias si xhami. Veprim ky, që për çdo musliman përfaqëson një akt gëzimi për të gjithë komunitetin. Pas një shpjegimi të mirëfilltë të historikut të Aja Sofisë dhe procesit të rikthimit të saj në xhami, ai citon edhe porosinë e sulltan Mehmed Fatihut II në të cilën theksohet qartë se ky vakëf lihet për t’u përdorur ekskluzivisht si xhami dhe çdo tentativë për t’u tjetërsuar do jetë e zhvlerësuar ligjërisht.
Në fund, mesazhin e tij e përmbyll me fjalët:
“Me këtë rast, dua t’ju uroj juve dhe gjithë muslimanëve në vendin tuaj mik festën e Kurban Bajramit që e kemi në prag, duke lutur Zotin që ta bëj këtë bajram të mbushur plot vëllazëri, bashkim, solidaritet, afërsi, dashuri, siguri dhe paqe. Me këto emocione dhe mendime, shpresoj të radhiteni në saf me ne në Aja Sofia sa më shpejt të jetë e mundur.
Me përshëndetje të sinqerta dhe mirënjohje të madhe: Prof. Dr. Ali Erbash – Kryetar i Dijanetit të Turqisë.”

Comments are closed.