Urim Antarsia e RMV në NATO, një ëndër që po bëhet realitet

Urim
Antarsia e RMV në NATO, një ëndër që po bëhet realitet

Me rastin e sjelljes të Ligjit në Kuvendin e RMV që do të hyjë në fuqi pas ratifikimit të Protokolit të NATO nga Spanja me ç’gjë pritet që RMV të bëhet antare e plotëfuqishme e Aleancës Veriatlantike, shpreh gëzimin dhe kënaqësinë time personale si edhe të Bashkësisë Islame të RMV në tërësi.
Dëshira dhe synimi që vendi ynë të bëhet pjesë e NATO e cila është aleancë e ngritur mbi bashkëpunimin e ndërsjellë politik dhe në fushën e sigurisë të shteteve antare, ka qenë ndër vite synim i të gjitha forcave progresive në vend. Në këtë vazhdë, BFI në RMV përherë publikisht ka shprehur orientimin pro NATO dhe ka dhënë kontribut në ngritjen e vetëdijes se vetëm një aleancë e këtillë mund të sjellë siguri, paqe e stabilitet në vend e në rajon.
Uroj që antarsimi i RMV në alenacën më të fuqishme botërore që prej një ëndre po shndërohet në realitet, duke gjeneruar më shumë siguri për të gjithë qytetarët njëkohësisht të ndikojë pozitivisht edhe në atmosferën e përgjithshme politike e shoqërore në vend.
Me këtë rast shprehim bindjen se RMV në NATO nëkupton një hap shumë të madh drejtë sigurisë edhe të besimtarëve muslimanë të vendit dhe të funksionimit të BFI në RMV si tërësi.
Reisul Ulema i BFI së në RMV
h. Sulejman ef. Rexhepi

Comments are closed.