Universiteti i Tetovës shënon 25-vjetorin

Universiteti i Tetovës shënon 25-vjetorin

Më 16 dhjetor, 2019, me një akademi solemne, në Tetovë, në amfiteatrin e Rektoratit, është shënuar 25-vjetori i themelimit të Universitetit të Tetovës. Kanë marrë pjesë personalitete të jetës shoqërore dhe politike, përfaqësues të komuniteteve fetare, profesorë, studentë etj. Nga Bashkësia Fetare Islame ka qenë Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, me bashkëpunëtorë.

Siç dihet, Bashkësia Fetare Islame e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe vetë kreu i saj, Sulejman ef. Rexhepi, drejtpërdrejt kanë dhënë kontribut në ngritjen e kësaj vatre arsimore të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, të lindur përmes shumë sakrificash, kështu që mejtepet dhe xhamitë e saj kanë qenë auditorët e parë të UT-së.

Në kuadër të 25-vjetorit është përuruar edhe shtatorja e themeluesit, rektorit të parë e historik, prof. dr. Fadil Sulejmanit dhe lapidari “Flakadani i Kujtesës”.

Me fjalë rasti për rëndësinë historike të kësaj ngjarjeje madhështore në Akademinë solemne është paraqitur prof. dr. Vullnet Ameti, rektor aktual i Universitetit të Tetovës.

Comments are closed.