Ulrike Maria Knoc në BFI
Më 07.04.2011 në selinë e Bashkësisë Fetare Islame, Sekretari i Përgjithshëm h. Afrim ef. Tahiri zhvilloi takim me ambasadoren e R.Gjermanisë në Maqedoni znj. Ulrike Maria Knoc. Në bisedën e tyre ef. Tahiri falënderoi ambasadoren gjermane për vizitën që ia bëri institucionit fetar islam, BFI-së.
Temë bisede në këtë takim ishin përshtypjet lidhur më takimin e V-të të liderëve fetar të shteteve të Ballkanit të mbajtur në Shkup, problemi i denacionalizimit, gjithashtu u diskutua lidhur me rindërtimin e xhamisë Burmali në sheshin e Shkupit, për Çarshi xhamin në qytetin e Prilepit, por gjithashtu edhe për xhamin në fshatin Llazhec, si dhe raportet e BFI-së me tarikatet në R.M, si për shembull edhe me tarikatin Bektashian. Gjatë këtij takimi u diskutua edhe mbi bashkëpunimin e ndërsjell lidhur me Qendrat tona Islame në Gjermani.
Comments are closed.