UDHËHEQËSIA E MESHIHATIT TË KROACISË VIZITUAN XHAMINË SANXHAKU

Pas vizitave që delegacioni i Meshihatit të Kroacisë i udhëhequr nga Myftiu Aziz ef. Hasanoviç, pati në Rijasetin e BFI ku u pritën nga Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i shoqëruar nga anëtarët e Rijasetit, me nderime të larta dhe në përbërjen e Rijasetit të BFI, të mërkurën më 02.02.2022, në orët e pasdites, nën organizimin e Myftinisë së Shkupit dhe Myftiut Dr. Qenan ef. Ismaili, vizituan xhematin e Xhamisë Sanxhaku në fshatin Lubosh/ Batincë të Karshiakës.
Delegacioni i Meshihatit të Kroacisë u pritën shumë ngrohtë dhe në mënyrë vëllazërore nga xhemati boshnjak i kësaj ane, nën organizimin e këshillit udhëheqës të xhamisë dhe hatibit të zellshëm e të palodhur, Kadrija ef. Muriç.
Pas faljes së namazit të jacisë, xhemati i pranishëm pati nderin që të dëgjojë një këshillë të shkurtër të mbajtur nga Kryetari i Meshihatit të Kroacisë, Myftiu dr. Aziz ef. Hasanoviç.
Delegacioni Kroat do të qëndrojë dy ditë në vendin tonë, ku janë parapa vizita të nivelit të lartë me personalitete të shquar të jetës politike dhe fetare.

Comments are closed.