U ZHVILLUA TAKIM PUNE MES BFI-SË DHE QENDRAVE ISLAME SHQIPTARE NË DIASPORË
Më 28.07.2023 Drejtori i Sektorit të Diasporës pranë BFI e RMV Dr. Selver Xhemaili, nën përkujdesjen e Reisul Ulemasë e BFI e RMV H. Hfz Shaqir ef. Fetai organizoi tubim me Kryetarë të Unioneve të Qendrave islame në Diasporë ku morën pjesë shumë imamë, kryetarë të qendrave, anëtarë të Kryesive të xhamive dhe të tjerë. Drejtori Dr. Selver Xhemaili përshëndeti të pranishmit duke ju dëshiruar mirëseardhje. Reisul Ulema në fjalën e tij së pari ju shprehi mirëseardhje, ju falënderoi për prezencën masovike, ju shprehu mirënhohje për kontributin e madh që japin në organizimin e jetës fetare e kombëtare në Diasporë dhe në vendlindje dhe njoftoi të pranishmit me ecuritë e punëve dhe aktiviteteve në BFI si dhe planet në të ardhmen.
Tubimin e përshëndetën H. Mensur Halili, Kryetar i Unionit të Bashkësive islame të Gjermanisë, H. Hfz. Mehas Alija, Kryetar i KMSH në Zvicër, H. Hfz Emin Limani, Kryetar i Kuvendit të Unionit të Bashkësive islame në Austri dhe Z. Basri ef. Kurtishi imam në Kopenhagë, i cili foli në emër të qendrave në Skandinavi, ku falënderuan për këtë takim dhe shprehën propozimet e tyre për nje bashkpunim më të thellë në mes vendlindjes dhe diasporës. Në fund fjalë përshendetëse mbajti Drejtori e SHMI “Medreseja Isa Beu” në Shkup Dr. Islam ef. Islami. Pasiqë u ndanë mirënjohje Reisul Uleme shtroi darkë në shenjë respekti për punën e madhe të tyre kudo që jetojnë dhe veprojnë.
Next Post
Comments are closed.