[:al]Zajaz, 18 nëntor – Sot në Zajaz të Kërçovës, u bë varrosja e mbetjeve mortore të viktimave shqiptare nga masakrat e vitit 1913, dhe deri pas luftës së dytë botërore që u gjetën në disa varreza masive. Varrimi i mbetjeve mortore të viktimave të gjenocidit ndaj shqiptarëve do të bëhet në Qendrën Përkujtimore “Nëna Shqiptare” në Zajaz të Kërçovës. Të pranishëm ishin personalitete të ndryshëm nga jeta politike e fetare nga vendi dhe mysafirë nga jashtë, si Ali Ahmeti, Azbi Lika, Fatmir Dehari, Reisul Ulema i BFI H. Sulejman ef. Rexhepi, Bekim Jashari, kryetar i Skenderajt, dhe Pandeli Majko, ish-kryeministër dhe tash minister i Diasporës, ministra e deputetë si dhe personalitete të ndryshë nga jeta shoqërore. Para të pranishmëve folën Fazli Veliu Bekim jashari, Hazbi Lika, Fatmir Dehari, Pandelii Majko, Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi dhe Ali Ahmeti, Kryetari i BDI-së. Duke iu drejtuar të pranishmëve Kryetari i BFI H. Sulejman ef. Rexhepi, në fjalimin e tij në Zajas, tha: “Pa fe nuk ka komb, andaj sot me këtë rivarrim të këtyre trupave po dëshmohet se populli Shqiptarë kurrë nuk i ka braktisur trevat e veta shekullore, dhe asnjëherë nuk është larguar nga beteja për liri dhe drejtësi. Do ta bëjmë që në xhumanë e ardhshme, në të gjitha xhamitë këtyre të ekzekutuarve t’ju falat namazi i xhenazes në mungës.”, ka thënë efendi Rexhepi. Manifestimi përfundoi me lexim nga Kur’ani hfz. Xhemail Nuhiju ndërsa duan e bëri Muftiu i Gostivarit hfz. Shaqir ef. Fetahu.
[maxgallery id=”7733″][:]
Comments are closed.