[:al]U shpërndanë 192 diploma për të sapodiplomuarit në Medresenë Isa Beu[:]

[:al]Në Shkollën e Mesme Islame “Medreseja Isa Beu”, është zhvilluar ceremonia e ndarjes së diplomave për gjithësej 192 medresantëve të  sapodiplomuar të vitit akademik 2017/2018, në Medresenë qendrore në Shkuop si dhe në paralelet e dispersuara. Në këtë ceremoni dhe çertifikim të mbarimit të shkollës së mesme mori pjesë edhe vetë Reisul Ulema i BFI në RM, H. Sulejman ef. Rexhepi. Me këtë rast, fjalë përshëndetëse pati Drejtori i Medresesë, Prof. Ibrahim Idrizi, i cili, veç të tjerash i përgëzoi maturantët e diplomuar duke iu thënë se tashmë, të pajisur me dituri islame, me kreativitet dhe edukatë të drejtë, jeni të përgatitur për të drejtuar shpirtin e njerëzve që duhet të orientohet në islam si vlerë me e çmueshme dhe unike e njerëzimit dhe civilizimit botëror. “Të dashur maturantë e maturante, diplomat që do t’i merrni sot duhet t’i llogarisni vetëm si një hap i vogël në tejkalimin e sfidave që ju presin, sepse ju tashmë jeni misionarë të fesë së vërtetë, të cilën do ta përhapni në familje dhe në shoqërinë islame. Vijimi i studimeve në avansimin e njohurive islame, për ju do të thotë përpjekje për ta përmbushur edhe më shumë shpirtin tuaj me vlera të vlefshme deri në përjetësi, me njohuri që na mësojnë se si të sillemi me islamin dhe për islamin. Shembuj kemi plotë, nga jeta dhe praktika e Pejgamberit tonë, Muhamedit a.s. dhe pasuesve të tij”, ka thënë në fjalën e vet përshëndetëse Drejtori i Medresesë, Prof. Ibrahim Idrizi.

Ndërkaq, në fjalën e vet rë rastit, Kryetari i BFI-së, Reisul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi, që në fillim të fjalës së vet i përshëndeti dy mysafirët me kontribut të jashtëzakonshëm në jetën fetare islame, hoxhën e nderuar nga Kosova, Musli efendi Verbanin si dhe, hoxhën i cili gati një jetë të tërë ka shërbyer në mesin e myslimanëve tanë në Danimarkë, Abdurrahim efendi Kurtishi.  Reisul Ulema para nxënësve, stafit mësimdhënës të Medresesë si dhe para mysafirëve të ndryshëm, foli mbi vlerat e islamit si dhe mbi rolin dhe rëndësinë e atyreve që paisen me të tilla vlera, të cilat, pa dyshim që arrihen përmes arsimimit dhe zgjërimit të diturive që shtojnë kënaqësinë e Allahut xh.sh. “Në fenë islame nuk ka as parti e as ushtri të thjeshtë, porse ka Ushtri të Allahut si dhe ushtri të djallit. Në këtë moment, duhet të jemi shumë të lumtur dhe krenarë, pasi që marrim pjesë në përcjelljen e një gjenerate, të cilën unë e llogaris “ushtri të Zotit”! Allahu xh. sh. thotë se asnjëherë nuk mund të jenë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë! Prandaj, vëllezsër dhe motra, duhet të keni kujdes, diturinë që e keni përfituar në Medresenë e Isa Beut, është mirë ta respektoni, sepse ju keni dhënë mundin tuaj, keni shpenzuar energjinë tuaj, në kohën më të mirë të jetës, duke u pajisur me vlera të garantuara nga Allahu xh.sh., dhe këtë dituri duhet ta bartni gjeneratë pas gjenerate. Të kërkosh dituri, nuk do të thotë se duhet të kufizohesh në kohë e në hapësirë. Diturinë duhet kërkuar prej djepit e deri në varr! Prandaj, përcaktimi i juaj duhet të jetë ruajtja e kësaj që e keni mësuar në bangat e Medresesë sonë, ta kultivoni dhe ta zgjëroni këtë dituri, gjithnjë në të mirë të islamit dhe të popullatës sonë myslimane,” ka theksuar Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, i cili, në vazhdim, bashkë me bashkëpunëtorët e vet, ua ndau diplomat të gjithë të sapodiplomuarve.

Të theksojmë se, si çdo vit, edhe kësaj radhe, nxënësit e gjeneratës Reisul Ulema i BFI-së, efendi Rexhepi, i shpërbleu me regjistrim falas në Fakultetin e Shkencave Islame si dhe I dhuroi me nga një komplet të veprave të tij “Për fed he atdhe”.  Në fund, si zakonisht, pasoi edhe një fotografi e përbashkët në kopshtin e Medresesë “Isa Beu”.

[maxgallery id=”9383″][:]

Comments are closed.