U shënua dita botërore e Hallall Standardit

U shënua dita botërore e Hallall Standardit

Këto ditë me rastin e ditës botërore të Hallall Standardit të organizuar në Stamboll, me ftesë të Organizatës Botërore të Hallall Standardit, mori pjesë edhe delegacioni i BFI-së në krye me drejtorin e Agjencionit për Hallall Standard, z.Muhamer Veseli. Gjatë qëndrimit në Turqi delegacioni ynë u takua me drejtorin e Organizatës Botërore të Hallall Standardit, dr. Hysein Kami Bujukozer, me të cilin këmbyen përvoja si dhe rrjedhja të punëve në këtë drejtim në vendet respektive. Po ashtu, gjatë këtij qëndrimi në Stamboll u shfrytëzua rasti për t’u takuar edhe me anëtarin e kryesisë së GIMDES-it dr. Majed Al Hariri, me të cilin u diskutua rreth mundësive të avansimit të Hallall Standardit në Maqedoni. Vlenë të theksohet se qëllimi i këtij takimi të delegacioneve nga vendet e ndryshme të botës ishte një iftar i përbashkët i cili u mbajt më 17 Ramazan që njihet si dita botërore e Hallall Standardit.
hallall

hallall1

hallall2

Comments are closed.