[:al]U rihap xhamia në Jabollçishtë të Epërme[:]

[:al]Këto ditë (më 21 maj), pas një punë intensive dhe shumë të mbarë, është rihapur xhamia e renovuar e fshatit Jabollçishtë e Epërme të Velesit. Falë angazhimit të banorëve të këtij fshati si dhe e myslimanëve anekëdn vendit, si dhe falë punës vetëmohuese të këshillit për renovim të xhamisë, më në fund banorët e këtij fshati sërish po frekuentojnë xhaminë e tyre tashmë me pamje të re dhe të mrekullueshme.
Në ditën e rihapjes, xhematlinjtë e kësaj zone si dhe shumë mysafirë u pritën nga myftiu i Velesit, Adem Çorevski, kurse të pranishmëve iu drejtua dhe i përshëndeti në emër të Reisul Ulemasë së BFI-së, prof. Jusuf Zimeri, drejtor i sektorit për çështje fetare pranë BFI-së.
Këshilli i xhamisë së Jabllçistës së Epërme, BFI në RM i ndanë mirënjohje për kontributin e dhënë në zhvillimin e jetës fetare islame në këtë anë.
[maxgallery id=”6187″][:]

Comments are closed.