[:al]U përcoll gjenerata eVII e Medresesë ”Isa Beu” – Paralelja e vajzave në Gostivar[:]

[:al]Para një numri të madh besimtarësh, para familjarëve gostivarasë, në prezencë të Reisul Ulemasë h. Sulejman ef. Rexhepi, të drejtorit të Medresesë Isa Beu, Prof. Ibrahim Idrizi, para profesorëve të Medresesë dhe të FSHI-së, para myftinjëve të Myftinive të BFI-së, si dhe drejtoreshës së zyres për arsim pranë Komunës së Gostivarit, u përcoll gjenerata e VII e Medreses Isa Beu, Paralelja e vajzave në Gostivar.

Me këtë rast, gjatë fjalës së vet, Reisul Ulema i BFI-së h. Sulejman ef. Rexhepi ka uruar maturantet për suksesin e tyre dhe, edhe një herë, fuqishëm e ka theksuar politikën shumë të arsyeshme të BFI-së për të krijuar kushte reale për shkollimin e femrës sonë. Vetëm përmes arsimimit dhe edukumit të femrës mund të ketë kuptim vlerësimi se gruaja është shtyllë e kombit. “Kombit gjithnjë i duhen nënat, motrat, bijat tona, të fuqishme intelektualisht dhe të pathyeshme shpirtërisht. Të nderuara maturante, ju jeni edukatoret e gjeneratave të ardhshme, do të jeni edukatore shumë të mirëfillta në edukimin e brezave të ardhshëm! Ja pra pse vlerësoheni si shtyllë e kombit, sepse ju do të prodhoni dhe përgatisni brezin me të cilin kombi ynë do të ndjehet krenar”, ka thënë ef. Rexhepi. Ai gjithashtu ka folur edhe për rolin që ka luajtur medreseja Isa Beu në edukimin dhe arsimimin e shumë të rinjëve dhe të rejave myslimane nga viset tona. Kryetari i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, edhe me këtë rast ka këmbëngulur që gjeneratat që po dalin nga Medreseja jonë të mos rendin nëpër botë për shkollim të mëtejmë, pasi që tashmë këtë nevojë në mënyrë adekuate dhe tepër profesionale e plotëson pikërisht Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup.

Në fund, Reisul Ulemasë së BFI-së, efendi Rexhepit, iu dhurua një punim dore e punuar nga një grup medresantesh të gjeneratës që sapo u përcoll!

[maxgallery id=”8810″][:]

Comments are closed.