[:al]U përcoll gjenerata e VIII e Medreses ”Isa Beu” – Paralelja e vajzave në Shkup[:]

[:al]Sot (04.05.2017) në prezencë të Reisul Ulemasë, h. Sulejman ef. Rexhepi, drejtorit të Medeeses Isa Beu, dekanit të FSHI, Muftive të vendit, profesorëve dhe familjarëve të shumtë, u përcoll gjenerata e VIII e Medreses Isa Beu, Paralelja e vajzave në Tetovë.

Në fjalën e vet të rastit, Reisul Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi përshëndeti të pranishmit dhe uroi dyzet maturantet për suksesin e tyre. “Të nderuara maturante BFI me gjithë institucionet e saj kan të drejt të krenohen me të gjithë juve. Muhammedi a.s ka thënë: dituria është testament i Islamit, andaj keni nderin që të keni këtë testament ta bartni mbi supet tuaja.” theksoi ef. Rexhepi, duke vazhduar me theksimin e rolit që ka luajtur medreseja Isa Beu. Ju që mbaroni Medresen gjithmon keni treguar sukses dhe keni qenë shembullor se qëllimi i Medreses është edhe edukimi përveç arsimimit. Ju lutem të keni kujdesë mos të endeni nëpër botë për fakultet, sepse, tashmë ju keni fakultetin e shkencave islame në Shkup që plotëson të gjitha standardet, mbi të gjitha jeni në traditën, kulturën dhe civilizimin tuaj autokton”, tha veç tjerash efendi Rexhepi.
Të ndëruar maturante ju premtoj se vitin tjetër Medreseja do të ket një objekt të ri që do t’i plotësoj të gjitha kushtet. Theksoi për fund ef. Rexhepi.
Fjalë përshëndetëse pati edhe kordinatori i Medresesë në Shkup mr. Nurtene Sakipi Shehu, drejtori gjeneral i Medesesë prof. Ibrahim ef. Idrizi dhe Muftiu i Shkup prof. Rexhep ef. Jusufi dhe dekani i FSHI prof.dr. Faredin ef. Ebibi.
Në fund Reisul Ulema u ndau maturanteve nga nje mirënjohje dhe trëndafil.

[maxgallery id=”5939″]

 [:]

Comments are closed.