[:al]U përcoll gjenerata e IX e Medreses ”Isa Beu” – Paralelja e vajzave në Shkup[:]

[:al]Shkup, 3 maj – Medreseja Isa Beu, Paralelja e femrave në Shkup, ka organizuar një program të posaçëm me rastin e përcjelljes së gjeneratës së IX të medresanteve. Ky aktivitet fetar artistiK u ndoq nga një numër i konsiderueshëm i besimtarëve të Shkupit, nga Reisul Ulema i BFI-së H. Sulejman ef. Rexhepi dhe bashkëpunëtorët e tij, nga Myftiu i Shkupit, nga drejtori i përgjithshëm i Medresesë, Kordinatorja e paraleles për femra në Shkup, profesorë të Medresesë e të FSHI-së.

Në fjalën e vet të rastit, Reisul Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi përshëndeti të pranishmit dhe uroi maturantet për suksesin e tyre. Ai gjithashtu përgëzoi edhe prindërit dhe familjarët e këtyre maturanteve të cilët u përpoqën, përkundër problemeve të përditshme sociale, që t’i shkollojnë bijat, vajzat, motrat e tryre. Në vijim, efendi Rexhepi ka theksuar hadithin e Pejgamberit a.s. që na ka porositur ta kërkojmë diturinë prej djepit e deri në varr. “Bashkësia Fetar Islame me gjithë institucionet e veta ka të drejt të krenohen me të gjithë ju, sepse po përcjellim edhe një gjeneratë femrash të shkolluar e të arsimuar. Ajeti 108 i sures Jusuf thotë: “Kjo është rruga ime: të ftoj drejt Allahut me dituri të plotë…” Pra, motra e vëllezër, vetëm të ditur, të shkolluar e të arsimuar ne gjithnjë do të jemi në rrugën e Krijuesit tonë, gjithnjë do të jemi besimtarë më të fortë dhe më të paluhatshëm. Kurse Pejgamberi ynë, Muhamedi a.s. ka thënë se dituria është testament i Islamit! Ju, të nderuara maturante, sikundër edhe motrat e juaja që sapo i përcollëm në Gostivar e Tetovë, keni nderin që të keni këtë testament dhe ta bartni mbi supet tuaja”, ka theksuar Kryetari i BFI-së, H. Suilejman ef. Rexhepi në fjalën e vet me rastin e përcjelljes së maturanteve nga gjenerata e IX e medresanteve të Medresesë Isa Beu, paralelja e vajzave në Shkup

[maxgallery id=”8865″][:]

Comments are closed.