U nda certifikata e parë Hallall për produktet në Maqedoni

Më date 26.03.2011 (e shtunë)  në lokalet e Bashkësisë Fetare Islame – Shkup nga Reis ul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi iu dorëzua Certifikata Hallall kompanisë së parë në Maqedoni “Uka Komerc” nga Shkupi.
Fillimisht Jakup Selimoski theksoi se ushqimet të cilat posedojnë Certifikatën Hallall kualitet, janë të lejuara për përdorimin e popullatës myslimane.
“Dhënia e kësaj certifikate nënkupton procedurën, e cila e vërteton gjithë materialet e përdorura në prodhimin e produkteve, procesin e përpunimit dhe qasjen e firmës për prodhimin e ushqimeve me certifikatë Hallall dhe se të njejtat janë të garantuara sipas të gjitha standardeve të parashikuara”, theksoi Selimovski.
Ai shprehi se “Uka Komerc” është kompania e cila tani do të merr certifikatë, ndërsa të tjerat pritet që shumë shpejt të marrin po të njëjtin.
I pranishëm gjatë ndarjes së certifikatës Hallall kompanisë së parë nga Maqedonia ishte i pranishëm edhe Drejtori i Agjencisë për Hallall certifikatë nga Bosnja e Hercegovina, Amir Sakiç, i cili dha të dhëna lidhur me agjencinë dhe kompanitë që marrin certifikatë.
“Certifikata Hallall është një biletë e posaçme për hyrjen në tregun Botëror të produkteve Hallall, vlera e së cilës është mbi 850 miliardë dollarë amerikanë. Tregu botëror i produkteve hallall është një nga tregjet që rriten me një ritëm më të lartë në Botë, me një tendencë për ngritje në të hyrat prej 30 përqind e vazhdon edhe më tej. Hallalli u kthye në një trend global ndërsa produktet hallall konsumohen si nga muslimanët ashtu edhe nga jo-muslimanët, sepse hallallin e konsiderojnë si një produkt i shëndoshë, i sigurtë, si dhe produkt me shumë kontrolle shtesë”, theksoi Sakiç.
Kompanisë së parë që fitoi Hallall certifikatën në Maqedoni, “Uka Komerc”, nga Reis Ulemasë të BFI, H. Sulejman ef. Rexhepin iu dorëzoi Certifikata Hallall.
Në dorëzimin e këtij dokumenti, Sulejman ef. Rexhepi i dëshiroi suksese drejtorit gjeneral Adem Abazi dhe kompanisë së tij “Uka Komerc” si dhe rritje të prodhimit në të ardhmen.
“Kjo është mundësia që qytetarët e Maqedoni tani e tutje të shërbehen dhe duhet përdorur ushqime që mbajnë këtë standard, por gjithashtu kjo do të jetë në dobi të vendeve islame.
“Duke pasur parasysh potencialet natyrore dhe klimatike, si dhe zhvillimin solid të industrisë ushqimore në Maqedoni, ekzistojnë kushte të mira për prodhimin e produkteve hallall të cilat do të mund të plasohen në tregun vendas si dhe në tregun global. Kjo nënkupton edhe investimin shtesë, por edhe punësime të reja, të cilat njëherit janë edhe shumë të rëndësishme për ekonominë dhe zhvillimin e vendit.”, theksoi kreu i parë i BFI-së.
Në fund drejtori i Kompanisë “Uka Komerc”, Adem Abazi u shprehi mirënjohje BFI-së, Agjencisë për Hallall certifikatë nga Bosnja dhe Hercegovina, si dhe mediumeve për kontributin që japin në informimin më transparent të qytetarëve për konsumimin e produkteve të kompanisë që udhëheq, por duke theksuar se edhe përgjegjësia e tyre është më e madhe tani e tutje në shërbimin e qytetarëve.
Dhënien e certifikatave ndaj një firme e bën Bashkësisë Fetare Islame e RM-së në bashkëpunim me Agjencinë për Dhënien e Certifikatave Hallall Kualitet.
Firmat të cilat me sukses i kryejnë të gjitha kërkesat për prodhimin e produkteve hallall kanë të drejtën të aplikojnë dhe të marrin këtë Certifikatë, e cila në Maqedoni ndahet ekskluzivisht nga Bashkësia Fetare Islame dhe Agjencioni në fjalë.

2 3 4 5 7 DSC00488 DSC00497

Comments are closed.