U MBAJTË MBLEDHJA E RIASETIT TË BFI E RMV

Më datën 21.02.2023 nēn udhëheqjen e Reisul Ulemasë H.Hfz Shaqir ef Fetai Riaseti i BFI mbajti mbledhje për të diskutua për dy çështje të rëndësishme:
1. Konstatimi i akcionit të grumbullimit të mjeteve materiale për të ndihmuar të pēsuaeit nga tërmeti i trishtueshëm në Turqi dhe Siri
2. Njoftim i Reisul Ulema Riasetin e BFI në lidhje me marrëveshtjen e nënshkruar me ambasadorin e Arabisë Saudite në Tiranë.
Një zëri u konstatua se akcioni i grumbullimut të mjeteve financiare për ndihme në Republikën e Turqisë dhe Sirisë me rastin e tërmetit të madh ka qenë mirë i organizuar, efikas dhe dha rezultate të larta.
Poashtu u konstatua se shuma e mjeteve materiale gjithsej është 512123 Euro.
Shuma e konstatuar do t’i dorëzohet Dijanetit të Republikës së Turqisë në llogarinë bankare.
Në lidhje me marrëveshjen e Haxhit mes Ministrisë së Haxhit të Arabisë Saudite dhe BFI e RMV është ndarë kuota prej 2000 haxhinjëve.
Riaseti menjëherë vendosi që të fillohet me organizimin e Haxhit të sivjemë.
Reisul Ulema në fjalën e tij shprehu mirënjohje të gjithë Muftinive në krye me Muftinjte, drejtorët e sektorëve, imamëve, mutevelive dhe besimtarëve për bujarinë dhe kontributin që dhanë në ndihmën për vendet që u goditēn nga tërmeti në pjesën turke dhe siriane. Zoti ua pranoft dhe u dhashtë çdo të mirē në jetë.

Comments are closed.