U MBAJT MBLEDHJA E RREGULLT E RIJASETIT TË BFI E RMV
Të martën, më 07.03.2023 u mbajt mbledhja e rregullt e Rijasetit të BFI e RMV nën udhëheqjen e Reisul Ulemasë H. Hfz. Shaqir ef. Fetai me prezencë të myftinjve dhe drejtorëve të sektorëve të Rijasetit.
Pikat e rendi të ditës ishin:
– Shqyrtimi i raporteve të vitit 2022 dhe planprogrameve të vitit 2023, llogarive përfundimtare të 2022 dhe planet financiare për vitin 2023 të Myftinive të BFI.
– Raporti i punës së Rijasetit të BFI e RMV për vitin 2022
– Llogaria përfundimtare për vitin 2022 dhe plani financiar për vitin 2023 i Rijasetit të BFI.
– Muaji Ramazanit – parapërgatitja për pritjen e Ramazanit 2023.
Gjatë mbledhjes pas një diskutimi dhe analize të thellë u vendos me sa vijon:
1. Viti 2022 ishte ndër më të sukseshmit për nga të gjitha aspektet e aktiviteteve në të gjitha sferat fetaro islame;
2. Unanimisht, pas një analize të gjërē u miratuan raportet financiare të Myftinive dhe të Rijasetit të BFI si dhe planet financiare të tyre;
3. U miratua planprogrami universal i Rijasetit të BFI mbi aktivitetet gjatë muajit të Ramazanit 2023.
Reisul Ulema në fund ju shprehu mirënjohje Myftinjve si dhe Rijasetit për rezultate e nivelit të lartë gjatë vitit 2022 dhe uroj vit të mbarë dhe suksese të reja gjatë vitit 2023 me lutje Allahut Fuqiplotë t’i bekojë të gjithë faktorët e jetës fetaro islame të BFI e RMV duke filluar nga besimtarët, nëpunësit fetar, myftinitë në krye me myftinjtë, deri në organet më të larta të BFI e RMV.
Prev Post
Comments are closed.