U mbajt konferenca mbarëkombëtare Islame “Medhhebi Hanefij, prioritetet dhe sfidat”

Në bashkëorganizim të Rijasetit të Bashkësisë Fetare Islame, Fakultetit të Shkencave Islame dhe Medresesë Isa Beu më datë 31 tetor dhe 01 nëntor 2015 u mbajtë Konferenca mbarëkombëtare “Medhhebi Hanefij, prioritetet dhe sfidat”.

Në të tre panel sesionet e mbajtura nga studiuesit eminent të fushës së jurisprudencës Islame nga Shqipëria, Kosova, Lugina e Preshevës dhe Maqedonia u prezentuan tema shkencore nga shkolla juridike Hanefite.

Sesioni i parë i Konferencës u mbajtë më 31 tetor 2015 në amfiteatrin e Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup, ku me punime para të pranishmive u paraqitën: Doc. Dr. Faredin Ebibi, Mr. sc Elton Karaj dhe Mr. sc Dorian Demetaj. Sesionin e udhëheqi Doc. Dr. Shaban Sulejmani.

Nën udhëheqjen e doktorantit Islam Islami u mbajt sesioni i dytë i Konferencës me datën 01.11.2015 në Medresenë Isa Beu. Në këtë sesion me punimet e tyre u paraqitën Hfz. Shaqir Fetahu, Mr. Ragmi Destani dhe Mr. sc Ajni Sinani. Po ashtu në po të njëjtin objekt u mbajt sesioni i tretë dhe i fundit i Konferencës, të cilën e udhëheqi Mr. sc Salim Sulejmani. Me punimet e tyre u paraqitën Doc. Dr. Abdulxhemil Nesimi, Mr. sc Taxhedin Bislimi dhe Mr. sc Ekrem Maqedonci.

Me që konferencës e ndjekën një numër i konsideruar i teologëve Islame nga trojet shqiptare, Gjatë seancave të konferencës u zhvilluan edhe debate shkencore nga të pranishmit.

Gjithashtu këtë konferencë me prezencën e tyre e nderuan krekët më të lartë fetarë nga vendi dhe rajoni, kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, Reisul-ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, kryetari Komunitetit Musliman Shqiptar, h. Skender ef. Bruçaj dhe në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës morrën pjesë kryetari i Kuvendit prof. Ajni Sinani si dhe kryetari i Këshillit të Bashkësis Islame të Bujanovcit mr. Ragmi Destani.

Këshilli organizativ shpërndahu mirënjohje për tre instuticionet – këshillet edukative arsimore të Medreseve: Medresen e Isa Beut – Shkup, Medresen Alaudin – Prishtinë dhe Medresen Haxhi Mahmud Dashi – Tiranë.

Konferencën e përmbylli koordinatori prof. Jusuf ef. Zimeri i cili para të pranishmive lexoi konkluzionet, duke ofruar mesazhe dhe ide për një bashkëveprim dhe unitet më të fuqishëm në të ardhmen mes Bashkësive Islame në trojet shqipëtare ( Maqedoni, Kosovë, Shqipëri, Mali i Zi dhe Luginë).

Shkup

2 Nëntor 2015

k kk kkk kkkk medhhebi ooo ooooo

Comments are closed.